Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

MEHMET SHEHU U VRA NË MËNYRË TË NDËRGJEGJSHME


(Intervistë e botuar në “Shqiptarja.com” më 26 janar 2013, dhënë gazetarit Armand Plaka)

Pjesa e parë

Ka botuar një dyzinë me libra, të cilat rrek en të cekin në formë
artistike letrare, eta pat më të rëndësishme të historisë kombëtare. Aty
ka derdhur të gjithë mendimin e tij dhe është shprehur shpesh edhe në
mënyrë eksplicite për \"mistere\" të historisë, të cilat edhe nëse në
ndonjë rast, kanë ngelur pa u vjelë si mendim individual i tij, pranon
t\'i rrëfejë për Shqiptarja.com. Në fund ruan edhe \"sekrete\" që thotë se
do t\'i tregojë në veprat e ardhme, të cilat plotësojnë mozaikun e tij të
botimeve, që njohin jo vetëm gjuhën shqipe. Ato janë në të vërtetë një
mozaik në murin e mendimit të dualitetit historiko-letrar shqiptar të
pasdemokracisë. Për më tepër, është autor i një botimi me shumë vlera
për çështjen e shumëpërfolur \"Shehu\", ndërsa e ka gjurmuar personazhin e
tij, ndryshe nga shumë të tjerë, përtej oqeanit, duke e shoqëruar edhe
në udhëtimin e tij misterioz në transoqeanikun \"Queen Elisabeth\".
Studiuesi dhe autori i librit \"Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia\" (
2011), Ylli Polovina rrëfen për ne ndër të tjera jo thjesht nëse \"Shehu\"
ishte vrasje apo vetëvrasje, por zgjerohet shumë më tej, duke i bërë një
analizë të thellë deontologjike personazheve më të spikatura të viteve
të fundit të komunizmit në Shqipëri dhe karaktereve të tyre. Thotë se të
paktën për momentin, nga pikëpamja politike, debati për rivlerësimin e
figurës së Shehut, i ndezur apo rindezur së fundmi, thjesht është i
padobishëm. Po kështu mendon se: ai është vetëvrarë në mënyrë të
ndërgjegjshme, aspak në krizë nervore, dhe diku shton se: Po të ishte
për Enver Hoxhën, trashëguesi më i mirë ishte Hysni Kapo. Por ky e la,
me vdekjen e tij për shkaqe natyrale dhe aspak sepse ishte njëri prej të
likuiduarve në luftën e brendshme. Thotë se: Ramiz Alia ishte njeri me
fat dhe se: Në të vërtetë kjo ndodh me të gjithë trashëgimtarët e
pushtetit. Porse për të \"Ramiz Alia mbetet e keqja më e mirë\", duke
këmbëngulur gjithsesi në shpjegime të mëtejshme, në mënyrë që kjo të mos
keqkuptohet. Polovina flet gjerë e gjatë për atë që e cilëson si \"lufta
e brendshme për pasardhësin\", në kuadër të së cilës \"gjithçka qe bërë me
heqje koke\", duke theksuar se \"likuidimi fizik ka qenë tipari themelor i
kësaj beteje...\", pamja e saj më mizore, më çnjerëzore, më tmerruese dhe
më \"shqiptare\". Flet për Hoxhën, po aq sa edhe për Shehun, duke nxjerrë
në pah të veçantat, por edhe të përbashkëtat. Bën krahasime me
\"spastrtimet\" staliniste të fundviteve \'30 dhe nxjerr konkluzionet e
tij. Flet për \"sozinë\" e Shehut në ish-Jugosllavi, dhe i gjen të
ngjashëm edhe në ish-BRSS. Këmbëngul në anën tjetër, se takimi i famshëm
i Shehut me Titon, në bordin e \"Quenn Elisabeth\", në fakt nuk ka ndodhur
kurrë dhe gjithçka ka qenë një trill. Na rizbulon faktin se Mehmet
Shehu, dikur kishte këmbëngulur vetë që të sanksiononte në
\"legjislacionin\" ushtarak, se vetëvrasja e një ushtaraku, duhej gjykuar
si \"akt i rëndë tradhëtie\" dhe nisur nga kjo, na e bën edhe më
interesant rebusin e çështjes \"Shehu\". Interesant është thënia e tij se:
\"...Hoxha dhe Shehu - tashmë - kanë hyrë në histori dhe duken qesharakë
ata që kanë përveshur mëngët t\'i dëbojnë prej saj\". Më poshtë, pjesa e
parë e intervistës me studiuesin, Ylli Polovina:

* * *

-Zoti Polovina, është folur sërish këto ditë për çështjen Shehu. Vrasje
apo vetëvrasje? Por jo vetëm, tashmë po del qartazi një frymë
këmbëngulëse për rivlerësimin e figurës së tij si shtetar. Ju ç\'mendim
keni në lidhje me ish-kryeministrin Shehu, në tërësi?

-Kemi të bëjmë me një gjest politik. Madje do ta quaja Lëvizje Politike.
Po synohet një vlerësim i ri për periudhën e gjysmëshekullit komunist.
Nga 1944 deri në 1990 i glorifikuar gjer në neveri, pas falimentit të
regjimit dhe shembjes së tij, i hedhur poshtë tërësisht, kjo e kaluar po
kërkon përmasën e vet reale në historinë tonë. Është e drejta e saj dhe
nuk do të ketë forcë që ta ndalë. Por kjo nuk do të thotë se nismëtarët
e tanishëm kanë gjetur momentin më të arsyeshëm dhe masën e nevojshme
etike. Diktatura ka qenë e rëndë dhe viktimat e saj, flas për të
vuajturit realë dhe jo të shtirurit, i kanë plagët jo vetëm të
pambyllura, por shumë prej tyre edhe të pakuruara. E drejta morale për
të gjithë nxitësit e këtij rivlerësimi nis kur të paktën të jenë bërë të
ditura publikisht, me gojë e shkrim, me ekran televizioni apo filmi,
dhuna e drejtpërdrejtë që është kryer mbi një pjesë të popullit. Dhe për
këtë duhet të jemi të vetëdijshëm që të gjithë. Po u ngutëm dhe po e
mbuluam këtë dramë të madhe me propagandë ajo e keqe mund të rikthehet,
duke na \"nusëruar\" me veshje moderne. Ndërkohë më duket e gabuar, edhe
pse mund të mos jetë e qëllimtë, që në vend të kërkohet rivlerësimi i
punës vetëmohuese të njerëzve të thjeshtë për tharjen e kënetave,
deanalfabetizimin dhe arsimimin kombëtar apo mbrojtjen e sovranitetit
shtetëror, mundin për ndërtimin e hekurudhave apo devotshmërinë për një
shërbim shëndetësor realisht falas dhe jo i përmbytur nga paudhësia e
përfitimit si tani, nismëtarët kanë hall të madh të rehabilitojnë Enver
Hoxhën apo Mehmet Shehun. Mirëpo këta nuk e rimarrin dot dimensionin e
vërtetë pa dëshmuar fillimisht ato arritje që u bënë, sikur edhe të kenë
qenë vetëm disa thërrime. Ndërkohë nuk mund të projektohet saktë një
shoqëri dhe pjesë e historisë së saj nën hijen e shalëve të një personi,
ca më pak të një politikani pushtetmbajtës siç qenë dy të
sipërpërmendurit. Me pak fjalë, mendoj se Shqipëria apo shoqëria
komuniste e saj ishte shumë herë më e mirë dhe humane se mjaft prej
udhëheqjes së saj bolshevike. Brenda vetes Hoxha, edhe pse më i ditur,
qe më i keq se një komunist apo anëtar i thjeshtë i partisë, të cilës i
hipi në krye. E njëjta vlen edhe për Mehmet Shehun.

-Me sa kuptoj ju e quani pa vend këtë sipërmarrje për rivlerësimin e
ish-kryeministrit?

-Thjesht tani për tani është e padobishme politikisht. Nuk po flas për
analizën historike. Ajo nuk ka kohë, sepse të gjithën e ka në
dispozicion të vet. Historia vërtet kërkon një distancë nga ngjarja apo
individi protagonist, por fillon të regjistrojë e mbajë shënim që në
çastin kur shfaqen e ndodhin. Në këtë kuptim, Hoxha dhe Shehu kanë hyrë
në histori dhe duken qesharakë ata që kanë përveshur mëngët t\'i dëbojnë
prej saj. Çështja e diskutueshme për ne të gjallët e tjerë që nuk e kemi
këtë fat, por gjithsesi zotërojmë mundësinë t\'ua besojmë apo hedhim
poshtë veprën, madje edhe t\'ua shkruajmë, është të jemi korrekt me rolin
që kanë luajtur. Nisur nga kjo, Mehmet Shehu nuk është thjesht një
kriminel dhe as një shtetar i madh.

-Atëherë çfarë është?

-Një person e dukuri mjaft e ndërlikuar, në mjedisin shqiptar me të
ngjashëm para dhe pas tij, madje edhe aktualisht. Ndodhet i përafërt
edhe në historinë e vendeve të tjera ish-komuniste. Në librin tim
\"Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia\" kam rrëfyer për \"sozinë\" e tij në
Jugosllavinë e Josip Broz Titos. Qe ministri i tij i Jashtëm në vitin
1960. Quhej Konstandin Koça Popoviç. Ndryshimet mes tyre ishin të pakta:
Shehu qe më i vogël vetëm pesë vite. Popoviç ishte poet, i ngjashmi i
tij shqiptar nuk kishte mundur dot të bëhej shkrimtar, sepse penën e
përdorte me talent. Të dy qenë besnikë të palëkundur të shefave të tyre,
po ashtu edhe mjaft të disiplinuar, karaktere të hekurt. Si Shehu edhe
Popoviç ishin natyra të heshtura, pothuaj vetmitare. Që të dy përdornin
më shumë veprimin se fjalën. Qenë të pajisur me një mendje ushtarake
gjeniale. Gjatë luftës, Mehmet Shehu dhe Koça Popoviç jetonin mes
trupave e luftonin në krah me ta, ishin për Por ngjashmëria mes Shehut
dhe Koçës shkonte edhe më tej. Kishin qenë vullnetarë në Luftën e
Spanjës, veç ndërsa Mehmet Shehu bënte pjesë në një nga brigadat
internacionale, Koça Popoviç u rreshtua drejt për së drejti në njësitë
republikane. Gjatë luftës për çlirimin e Jugosllavisë i ngjashmi qe
komandant i Brigadës së Parë të ushtrisë partizane dhe në krye po ashtu,
kur ajo u bë divizion. E njëjta pat ndodhur edhe me Mehmet Shehun. Të dy
mbanin mustaqe, madje të të njëjtit model. Edhe nga fytyra ngjanin jo
pak. Pas lufte që të dy u bënë shefa shtabesh të ushtrive, veç në kohë
dhe me qëndrime të kundërta. Kryeministri shqiptar bashkë me Enver
Hoxhën u rreshtuan me Moskën dhe Stalinin, kurse prej vitit 1948 deri në
1953 Koça Popoviç bashkëpunoi me amerikanët për modernizimin e ushtrisë
së vendit të tij. Në këtë periudhë të nxehtë të luftës së
angloamerikanëve dhe jugosllavëve për rrëzimin e Hoxhës, Mehmet Shehu qe
ministër i Brendshëm. Kështu të dy të ngjashmit qenë në betejë të
drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Në fatin e tij dramatik, Shehu ka një
tjetër të njëllojtë në Bashkimin Sovjetik, mareshallin Tukaçevski. Ishte
reformuesi i Ushtrisë së Kuqe dhe i vlerësuar prej të gjithëve si
komandanti më gjenial. U akuzua se do t\'i bënte një komplot Josif
Visiaronoviç Stalinit. Ky do të kryhej në tre faza. Në fillim do të qe
kryengritja në Kremlin, pastaj do të pushtohej selia qendrore e policisë
dhe pas kësaj, menjëherë do të vritej Stalini. I arrestuar në 27 maj
1937, në periudhën e \"pastrimit të dytë\", Tukaçevski u pushkatua në 12
qershor në një vend të panjohur, pa lënë varr. Në vijim u ndërmor një
persekutim dhe likuidim masiv i ushtarakëve të Bashkimit Sovjetik, aq i
rëndë sa u ndje fort kur vendi u sulmua nga gjermanët. Ajo që pas
vdekjes së Stalinit bëri bujë ishte se pati qenë shërbimi i fshehtë
hitlerian ai që përgatiti të dhëna false për mundësinë e një komploti të
mareshallit bashkë me disa ushtarakë. Kjo dosje e manipuluar iu dorëzua
nga agjentët SS ambasadorit sovjetik në Pragë. Prej këtej ra në duart e
Stalinit. Ky e mori të mirëqenë dhe goditi. Asgjë komplotiste nuk u
vërtetua në gjyqin me dyer të mbyllura, por ende ka ndonjë historian, i
cili mendon se një ide e tillë ka ekzistuar në kokën e disa oficerëve të
lartë, të cilët shtyheshin nga dëshira për ta rikthyer BRSS-në në një
vend kapitalist. Për Tukaçevskin zakonisht ngulin këmbë se, pas rrëzimit
të Stalinit, do të vinte në krye të shtetit, por duke e ruajtur atë si
vend bolshevik. Sidoqoftë vitet e mëvonshme bënë të qartë se shërbimi i
fshehtë gjerman e sajoi këtë çështje me porosi të Hitlerit. Ky po bëhej
gati ta sulmonte Bashkimin Sovjetik dhe të gjithë atë veprim agresiv për
vetëm qëllime hegjemone globale do ta mbulonte para opinionit publik
ndërkombëtar me gjoja parimësinë e \"luftës kundër komunizmit\". Po të
ndodhte vërtet ndonjë përmbysje e regjimit në Moskë dhe të triumfonte
borgjezia, si do të justifikohej nazisti Adolf kur t\'i shpallte luftë?
Nuk ka çudi, po ashtu, që duke njohur edhe gjendjen shqiptare, të më
lejoni të dyshoj se Hitleri i ka bërë një grackë Stalinit, i dha etjes
dhe egërsisë për pushtet, paranojës së tij, një shkak për t\'u shfryrë
dhe me këtë rast dobësimin e qëllimshëm të Armatës së Kuqe para se 160
divizionet naziste të shpërthenin kufirin në 22 qershor 1941. Por
gjithsesi, mareshalli në vendin e vet është i rehabilituar shumë kohë
para se të binte sistemi i ashtuquajtur socialist, në 1989. Ndërkohë
Mehmet Shehu është edhe një histori ekskluzivisht shqiptare. Prej saj
një i huaj mund ta kuptojë më mirë jo vetëm gjysmëshekullin tonë të
mbetjes peng në sferën e influencës së ideologjisë staliniste dhe në
duart e Enver Hoxhës, por edhe në mënyrën se si bashkëkombësi ynë tipik
që merret me politikë vepron dhe sillet në të gjitha kohët, sidomos
çfarë marrëdhënie krijon ai me pushtetin dhe mënyrën e ushtrimit të tij.

-Dhe ju mendoni se në këtë realitet të rëndë në mesnatën midis 17 dhe 18
dhjetorit 1981 Shehun e kanë vrarë?

-Jo, ai është vetëvrarë në mënyrë të ndërgjegjshme, aspak në krizë
nervore, siç shkroi të nesërmen regjimi që i fshehu letrën, e cila ishte
njëkohësisht edhe testamenti i tij. Sot janë ende në veprim interesa
cinike, të cilat lëvrijnë për ta mbajtur të vërtetën historike sa më
larg asaj letre tërësisht shpjeguese dhe të qartë përse u vetëvra. Letra
të bën të kuptosh edhe cili në të vërtetë ishte Mehmet Shehu. Është
shumë e trishtueshme se si vazhdon e tirret vazhdimisht pëlhura e gjoja
një vrasjeje. Kjo e fundit, sigurisht, duke qenë e thjeshtë dhe që nuk
të lodh shumë kokën për ta gjykuar dhe interpretuar më thellë, është më
e lehtë për t\'u besuar nga konsumatori i zakonshëm i historisë. Ky cikël
telenovelash them se do vazhdojë. Ne, shqiptarët, vendin kryesor të
pjesëmarrjes publike dhe qytetare kemi ende kafenetë dhe divanin në
kuzhinë, ku shtrihemi me pantofla dhe shohim TV-në. Po ashtu, kjo skemë
naive përmban më tepër edhe elementë intrigues, u lehtëson dufin e
mllefeve kujt ka urrejtje për Enver Hoxhën apo ndokujt që do ta mbrojë
apo justifikojë të parin dhe ortekun e përbuzjes ta hedhë mbi Ramiz
Alinë. Përveç të çiltërve që besojnë sinqerisht se Mehmet Shehu për nga
natyra e tij kryeneçe dhe trimërore nuk mund të vetëvritej, me tezën e
vrasjes kapardisen disa, madje çuditërisht edhe i vëllai i
ish-kryeministrit, i cili sa më shumë që jep intervista, aq më tepër
dëshmon se jo vetëm nuk di gjë, por as ka vullnet të mbledhë të dhëna të
reja. Dy bijtë e mbetur të çiftit, Fiqiret dhe Mehmet; Bashkimi dhe
Skënderi, për shkak të inteligjencës të tyre, si edhe një vetëdije
realiste, nuk janë lëkundur asnjëherë prej versionit zyrtar të kohës,
pra vetëvrasjes.

-Por ka një dokument, sipas të cilit vetë Mehmet Shehu e dënon aktin e
vetëvrasjes. Së fundi e botoi edhe një e përditshme.

-Këtë dëshmi për herë të parë publike e kam bërë unë në një shkrim për
poetin Lirim Deda. E kam kërkuar ngulmërisht dhe posaçërisht, gjersa e
gjeta. U botua në 31 janar 2011. Sipas dëshmisë së shkrimtarit ushtarak
Deda, në vitin 1974, kur Shehu u bë edhe Ministër Mbrojtjeje, pati
urdhëruar rishikimin e të gjitha rregulloreve të Ushtrisë për të hequr
përfundimisht prej tyre, ndikimin sovjetik. Në bocetin që iu dha para
botimit dhe ku korrektor qe Lirimi, në faqen njëzetë e një, paragrafi
pesë, Mehmet Shehu me dorën e tij, me stilolaps të kuq, pati bërë një
shenjë orientuese dhe shkruar: \"Këtu të shtohet ky paragraf: \"Ushtaraku
që vret veten, është armiku më i betuar i Partisë dhe i popullit\". Dhe
kështu u bë, këto fjalë u shtuan dhe gjenden atje. Enver Hoxha nuk e ka
ditur kurrë këtë detaj, sepse do ta përdorte menjëherë para se të
hartonte dhe shpërndante \"tablonë sinoptike\", përpjekjen e tij më të
sofistikuar, por edhe më të gënjeshtërt, për djallëzimin maksimal të
Mehmet Shehut dhe mbuluar arsyet e vërteta të vetëvrasjes së tij. Kur
Shehu kërkoi të shkruhej në rregulloren bazë të armatës shqiptare se
vetëvrasja e një ushtaraku qe shprehje e armiqësisë së betuar ndaj
Partisë së Punës dhe popullit, e besonte sinqerisht këtë, jo thjesht
shtonte një kod të rreptë disipline ushtarake. Dalja kundër vetes,
vetëmarrja e jetës, vërteton se sa në ekstrem e patën shtyrë ngjarjet,
sidomos partia e tij, Mehmet Shehun. Ja pse ajo shtyrje deri në
vetëvrasje është një krim shumë më i madh se çdo lloj tjetër vrasjeje,
madje edhe sikur t\'ia kishin bërë trupin copë e çikë, ndarë gjymtyrët e
flakur tutje. Letra e lënë, e shkruar me dorën e vet dhe e mbushur tej e
mbanë me mendësinë e tij, kjo e braktisur nga telenovelistët e
mehmetologjisë, është çelësi. Madje asnjë analizë mbi kryeministrin më
jetëgjatë të Shqipërisë, nuk mund të nisë pa filluar prej asaj letre. Do
të më lejoni ta vijoj intervistën me ju, duke u përqendruar disa çaste këtu.

-Pa tjetër, veç do të dëshiroja të më shprehni opinionin tuaj në të
gjithë këtë histori, edhe për Ramiz Alinë, për Nexhmije Hoxhën, për
Kadri Hazbiun dhe ndoshta, edhe thjesht për një kërshëri timen, për
Nesti Nasen dhe Llambi Ziçishtin.

-Do do të bëj një përpjekje, me sa të mundem. Por rikthehemi tek
letra-testament e Mehmet Shehut. Sipër, ajo ka shënimin: \"Ta hapi
personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kërkush tjetër\". Me siguri tek të
tjerët e kishte fjalën vetëm për Ramiz Alinë, byroistin që kishte marrë
revansh dhe për llogari të të cilit, për të qenë në të ardhmen ai
pasardhësi, po e flaknin mënjanë. Nuk është vetëm ky detaj besimi
ekskluziv tek Hoxha, por në atë testament politik, ka edhe të tjerë që
vërtetojnë, se sado brenda atyre rreshtave të ketë manovër, Shehu e ka
respektuar Hoxhën deri në fund. Nuk them se e ka dashur, sepse në
politikë, nuk ka rënie në dashuri. Ekzistojnë vetëm aleanca dhe kjo do
të thotë se janë lidhje të përkohshme. Kur shkroi letrën, në prag të
mesnatës mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981, Mehmeti qe i bindur se Enveri
kishte prishur këtë të fundit, paktin. Nga përvoja e gjatë në politikë,
por edhe në luftën e brendshme për pushtet në Shqipëri, ai e dinte se ky
ishte guri i fundit. Më saktë qe si stoli mbi të cilin vihet një njeri
për t\'u varur dhe xhelati, që t\'i lëshohen këmbët të dënuarit dhe laku i
litarit ta mbytë, i bie me shkelm. Kjo prishje e aleancës politike, pra
që Enver Hoxha do të jetonte sa më gjatë ditët e tij me shëndet
problematik dhe Mehmet Shehu do ta zëvendësonte vetëm më pas vdekjes së
natyrshme, sipas të gjitha rregullave të meritokracisë, e ka tronditur
shumë. Përderisa, për sa pa dhe kuptoi nga mbledhja e asaj mbrëmjeje e
Byrosë Politike, ai nuk do të qe më kurrë numri dy për t\'u bërë njëshi,
këtë raport korrektësie me Enver Hoxhën ai përpiqet ta spikatë në letër
(\"Por unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, gabova
politikisht dhe ideologjikisht kohët e fundit...\", \"...ty, shokut,
mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve
dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë...\", \"...të manovronin
për të të shkëputur përgjithmonë nga shoku yt i halleve dhe i
fitoreve...\", \"Unë nuk heq \"asnjë presje\" nga gjithçka kam shkruar e
thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist dhe si vëlla\").

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com