Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
Ramiz Alia më 1983: Gjeni thesarin e Muzakajve


(Intervistë dhënë gazetares Fatmira Nikolli, botuar në “Gazeta Shqiptare”, 12 maj 2012)

Tiranë 1983. Në zyrën e Presidentit të vendit Ramiz Alia dëgjohen trokitje. Mbas tyre ca hapa ndjehen të kapërcejnë pragun dhe zërat që fillojnë t\'i shpjegojnë atij një \'zbulim spektakolar\'. Një minierë ari në malet e Skraparit, groposur atje që prej 1500-ës. E gjithë kjo, falë një interpretimi mjeshtëror të testamentit të Gjon Muzakës, një prej prijësve më të njohur arbërorë, i afërm i Gjergj Kastriotit. Kështu, Shqipëria e vitit 1983 qe vënë në kërkim të një thesari të humbur në thellësinë e Mesjetës. Tkurrja e gjunjëzimi i ekonomisë së dobët shqiptare e ngazëlleu Komitetin Qendror të Partisë dhe u ngrit një ekip që të do të kërkonte për dy vite me radhë minierën e arit...
Ndonëse ngjan subjekt i një romani thriller, historia në fjalë është po aq e vërtetë sa edhe personazhet e saj. Studiuesi Ylli Polovina na e rrëfen me detaje këtë ngjarje teksa na flet për botimin e librit të tij \"Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut\". Studimi rrëfen dhe analizon raportet e politikës me historinë, me shkrimin e të gjitha të vërtetave të saj, si ajo shpesh nuk e mirëpërdor, por mbi të kryen të kundërtën, shpërdorimin për pushtetin e ditës. Por veç kësaj, denoncohen dhe provohen si të manipuluara prej paragjykimesh të gjitha kritikat se Muzakajt bashkëpunuan me osmanët dhe qenë filoturq. Në faqet e librit do të njiheni edhe me rolin kompleks në këtë histori të priftit italian, por edhe studiues, Emanuele Polito, ca kohë edhe \"Qytetar Nderi\" i Krujës... Ylli Polovina na jep një panoramë të studimit të tij për Muzakajt arbërorë.

\"Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut\", është libri juaj studimor i sapobotuar ku përmblidhen 5 shekuj histori të familjes së madhe arbërore. A ka sot pasardhës të kësaj dinastie?

Familja Muzaka që ishte nga zona e Beratit, pas një rezistence rreth 10-vjeçare nga vdekja e Skënderbeut iku në Itali. Një pjesë e saj e vogël mbeti në Shqipëri e kjo edhe u turqizua edhe u zhduk. Duke marrë emra turq ata e humbën identitetin e tyre. Por, dega kryesore, dy motrat dhe Gjoni vetë, u zhvendosën në Itali kështu që e mbajtën të gjallë degën e tyre si shumica e familjeve të mëdha shqiptare të kohës. Në territorin shqiptar, edhe pse ka shumë që pretendojnë se janë pasardhës të tyre, ata që unë kam takuar pretendojnë të jenë pinjollë në linjë femërore, përveç njërit që është biznesmen i fuqishëm i ndërtimit, i cili thotë se vjen nga linja mashkullore. Fakti është që ekziston një gjeografi e Muzakajve këtu e në mos qofshin biologjikisht paraardhës të mirëfilltë në degë mashkullore, një pjesë e tyre në degë femërore, patjetër ka ekzistuar. Ata që janë më të besueshëm janë vendosur në Itali, San Demetrio Corone, Puglia, etj, e një pjesë në Amerikë. Madje i ruajnë edhe emrat e familjes së tyre Andrea, Teodor dhe janë sot pilotë, juristë kanë marrë pjesë në luftë, etj. Është e vështirë që ta vërtetosh këtë në linjë gjaku po fakti që ata i kanë ruajtur traditat është domethënëse.

Pse i shihni Muzakajt si të përjashtuar e të lënë mënjanë gjatë komunizmit?

Sepse gjatë regjimit ndaj tyre është mbajtur një qëndrim harues ose shpërfillës më saktë. Rilindja Kombëtare nuk ia kishte ngenë Muzakajve, ajo ringjalli vetëm Skënderbeun dhe e mitizoi për nevojat e saj. Kjo \'inerci\' vazhdoi gjatë edhe pas Rilindjes. Ndaj në vendin tonë nuk është bërë ndonjë përpjekje e veçantë për të spikatur të tjerë emra nga mesjeta. Dukagjinasit u futën në \'grackën\' e Kanunit, por ata ishin në fakt një dinasti e jashtëzakonshme. Kur sapo emri i tyre në vitet 1930 filloi të rritej e të ngjallte interes, u godit me ardhjen e komunizmit sepse u quajtën familje feudale. Dhe të ishe një familje feudale ishe një armik ideologjik. Madje për një kohë në kumtesa thuhej edhe për Skënderbeun se \"rrjedh nga një familje feudale\", por më pas bënë një lëshim dhe në fakt Skënderbeut i kanë bërë gjithnjë lëshime, sepse ka qenë një figurë e madhe. Përkundër kësaj, të tjerët kanë qenë të censuruar gjithnjë. Historiografia shtetërore ka qenë e “kujdesshme”.

Në libër ju flisni edhe për një ngjarje interesante që i takon vitit 1983. Ka të bëjë me testamentin e Muzakajve dhe thesarin e tyre. A mund të na sqaroni se ç\'ndodhi në atë kohë?

Në vitin 1983 censura qe e madhe sepse diktatura ishte tejet e ashpër. Asokohe, në vend që të shfrytëzohej shërbimi diplomatik i kohës, shërbimi i fshehtë i kohës për të sjellë në kujtesën e kombit këtë familje të madhe arbërore, nga testamenti mori një fragment të vogël, e \'manipuluan\', e trajtuan sikur ishte një burim sekret dhe ia paraqitën Presidentit Ramiz Alia. Në një kohë që shteti qe në krizë ekonomike, ata morën 5 rreshta të testamentit dhe ia paraqitën si një të dhënë të rëndësishme, duke i thënë se Muzakajt kanë lënë një thesar në Shqipëri dhe gjendet diku në Skrapar. Menjëherë pas kësaj filloi hetimi dhe kërkimi i thesarit në bazë të të dhënave që jepte Gjon Muzaka në testament. Problemi është se ata e kishin përkthyer keq dhe ndryshonte vendndodhja e raportit mes një shkëmbi dhe një lumi. Një fjalë e vetme iu ngatërroi tyre gjithçka. Nga një çështje e mbyllur e sekrete e Komitetit Qendror të Partisë dhe Ramiz Alisë për nevoja jetike të vendit, ajo kaloi në çështje të industrisë së minierave. U kontaktua një ekip i posaçëm, i cili filloi hetimet e kërkimin për dy vite rresht të tij. Ata mundën t\'ia gjenin gjurmët...
Ky \"zbulim\" për Muzakajt a e ndryshoi pikëpamjen e historiografisë zyrtare për dinastinë e tyre?
Jo absolutisht jo, po ndryshoi horizontin dhe njohuritë për ta, rasti bëri që ata të ishin më të njohur se sa më parë.
Në vitin 1988 kur u mbajt në Berat një konferencë shkencore, historianët shqiptarë ekspozuan me flamuj të gjitha familjet e mëdha mesjetare, ndër këto edhe Muzakajt.

Pse e keni vënë Gjon Muzakën përballë Skënderbeut?

Është i vetmi prijës i madh që e kritikoi Skënderbeun në testamentin e tij. Unë mendoj se ai është i vetmi që e shikon realisht Skënderbeun dhe nga madje e shoh Skënderbeun në libër si një njeri të pushtetit kësaj radhe, jo si një idealist të përsosur. Është e mërzitshme që të bësh sërish nga këto, sepse në fakt ai duhej të ishte një njeri i pushtetit dhe duhej ta përdorte atë për të mirën e vetes dhe të popullit. Në disa raste e shoh se si për nevoja politike manipulon, fsheh,falsifikon e bën krushqira në mënyrë barbare. Edhe Gjon Muzaka e kritikon megjithëse ka respekt dhe megjithëse Muzakajt kishin lidhje farefisnore me të dhe ishin miqtë e tij më të ngushtë. Kritikën e bën brenda lirisë qytetare që ka, kur kritikon e mendon mirë dhe nuk bën sherre dhe as nuk bën kritika për të shkatërruar njerëzit. Nuk i kam vënë kundër njëri-tjetrit, por përballë. Nuk duhet harruar që shqiponja dykrerëshe ka qenë më parë se të ishte e Kastriotëve e Muzakajve. Ata e kishin marrë me licencë nga Perandoria Bizantine (pas meritash të mëdha) dhe më vonë prej tyre e mori Gjon Kastrioti.

Flisni edhe për neootomanizëm të rrezikshëm të debatuar së fundmi...

Nuk e cek atë por e nënkuptoj. Otomanizmi në historinë e vendit tonë nuk ka vlera pozitive. Pra në shumësinë e ngjarjeve pesha anon nga vlerat negative. Kështu, nëse ndokush mendon se do ketë vlera për Shqipërinë otomanizmi neo, unë përmes historisë së familjeve të mëdha shqiptare në librin tim iu tregoj se neootomanizmi nuk na bën mirë. Miqësia me një shtet si Turqia është tjetër, por nëse flasim për otomanizmin neo, atij duhet t\'i themi jo, e duhet të ruhemi prej tij. Unë e shoh si një tentativë të dështuar ringjalljen e tij, por nëse ekziston pra nëse ka projekte të pashpallura, jo vetëm që do të dështojë, por ne duhet edhe ta kundërshtojmë. Për mua është ideologji! Goditja më e madhe në histori na është dhënë nga osmanët. Po jap një shembull-kur Zogu po e konsolidonte shtetin shqiptar ne u pushtuam nga italianët. Unë mendoj se nëse nuk do të na kishin pushtuar osmanët, për 50 vite ne do të ishim bërë shtet unik dhe do të kishim një histori krejt tjetër. Na kanë goditur në një moment fatal. Shohim Gjon Muzakën se si u fshihej osmanëve kur donin ta kapnin rob, apo gruan e tij që i fsheh fëmijët nën dysheqe.

Çfarë ruajmë sot nga Muzakajt?

Asgjë. I kam kaluar në këmbë zonat ku Gjon Muzaka ka jetuar sidomos vitet e \'mërgimit\' pas vdekjes së Skënderbeut. E vetmja gjë është testamenti, plot kode e nëntekste. Unë i kam shpjeguar ato në libër.

Sa kohë jeni marrë me këtë libër?

Kam vite ndërsa procesi i shkrimit më ka zgjatur vetëm një vit. E bëra tani meqenëse është 100 vjetori i Pavarësisë. Subjekti i \"Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut\" ka njëkohshëm histori dhe analizë. Nis në vitin 1510 në Napoli, kur princi i mërguar i Beratit, i Myzeqesë, i Skraparit dhe i krahinës së Tomorit, i dy Devollëve të Sipërm e të Poshtëm, i Korçës, madje edhe i Kosturit, Gjon Muzaka, shkruan testamentin e tij pronësor për tre bijtë, por që koha, pas zbulimit të vonë që iu bë si edhe një qëndrimi të vazhdueshëm shpërfilljeje, e arriti fillimin e këtij mijëvjeçari, duke dëshmuar se përfaqëson një nga kronikat më themelore, më të vërteta, më të drejtpërdrejta, më të qytetëruara dhe më të sinqerta të jetës shqiptare në mesjetë, sidomos të klasës së saj feudale që i bëri rezistencë të hekurt pushtimit osman. Nisur nga ky testament, i cili është thurur në mënyrë tepër lakonike dhe pjesë të rëndësishme të tij unë i \"deshifroj\" gjerësisht, analiza del nga kornizat e kohës së njëqindvjeçarit të pesëmbëdhjetë dhe mbërrin deri në ditët tona.
Qëllimi kryesor i librit është të tregojë për opinionin publik gjëra që nuk dihen ose njihen fare pak prej një rrethi të ngushtë studiuesish dhe njëkohësisht protestojnë ndaj vesit tonë shumë të përhapur, që vepronte dje, në thellësi të shekujve, i cili na ka rrënuar edhe kur nuk kishim shtet unik dhe kur këtë e ngritëm në 28 nëntor 1912, apo që relativisht nisëm ta plotësojmë më 1999.

Duket ende ky defekt?

Ky defekt shumë problematik bie fort në sy edhe në këto dy dekada të pluralizmit. Vesi ka të bëjë me kujtesën tonë të shkurtër, e cila doemos prodhon edhe dritëshkurtësi. Ne jemi një popull vital, me forcë jete kolosale për dimensionin modest demografik që kemi, me aftësi të mëdha mbijetimi, por jo jetese të normalizuar në standarde të qytetërimit perëndimor, edhe pse ne këtij qytetërimi i takojmë dhe madje për të kemi bërë shërbime të mëdha, shekull e vit pas viti. Duke qenë dritëshkurtër doemos nuk jemi largpamës. Por në historinë e një rajoni, kontinenti apo globe mbrothësia është me ata që shohin larg, që dinë të projektojnë të ardhme. Faji ynë kombëtar është se i kemi krijuar memories tonë historike, të djeshmes, gropa e gremina, humnera të tëra. E kemi bombarduar atë me egoizmin e pafre të individit tonë zulmëmadh, i cili ose nuk e njeh, ose e përfill fare pak bashkësinë, kolektivin, shumicën, njerëzit e thjeshtë e të pazhurrmshëm, popullin. Mirëpo kujtesa kombëtare ruhet këtu, jo vetëm në arkiva dhe ca më pak tek disa shkrues të tejpërdorur nga pushtetet e radhës, që bëjnë sikur kanë kyçet e ruajtjes së saj e në të vërtetë mbajnë në duar vetëm çelësat e kashtës. Ne në vijim të kësaj mendësie miope, ne edhe të sotmen e kemi të mbushur plot me sherr, me cikle dhe seriale zënkash, ku parimësia është ajo që mungon. Në të vërtetë poterja e sherrit bëhet për të fshehur ose të paktën kompensuar mungesën e kritikës, sociale apo politike, letrare apo shkencore. Jemi një shoqëri prej kërmilli, që mblidhemi brenda vetes dhe nuk reagojmë. Mirëpo kritika është aftësi për konstruktivitet, për ndërtim, sherri për shkatërrim.
Theksimin e Muzakajve të shpërfillur, informoj, se këtë vepër të bukur e ka nisur historiani i talentuar Pëllumb Xhufi me botimin e tij shumë profesionist dhe modern \"Nga Muzakajt tek Paleologët\".

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com