Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Lisbonë, përshëndetet zgjedhja e Sali Berishës si president


12 prill

Ora 23.15, Radio Sofje

Mbaroi Konferenca e Katërt e Bashkimit të Forcave Demokratike. Zhurmë e madhe e kundërshtimit për ligjin parlamentar që të mos lejohen sekretarët e ish-Partisë Komuniste të marrin pjesë në administratë dhe zyra.
Akuzohen socialistët dhe opozita se i minojnë.
Të vazhdohet fort dekomunistizimi (në ushtri, ekonomi, jetë civile) si e vetmja mënyrë për të ndërtuar një shoqëri bashkëkohëse.
Filip Dimitrovi foli sot në mbrëmje në tv para popullit që të durojnë se “jemi në një krizë ekonomike, por me sforco do të dalim”.
Vaclav Haveli gjatë kësaj jave e kishte vizitën në Bullgari për vetëm disa orë.

13 prill

Raiuno, ora 23.40

Kosiga sot takoi Finin dhe Spadolinin, shefat e sindikatave dhe Oketon. Oketo kërkoi dorëheqjen e tij për t’i dhënë dorë të lirë partive. Kosiga tha se do ta bëjë këtë në 18 prill. E fiksoi. Pastaj tha se mund të bëjë një xhiro tjetër konsultimesh me shefat e partive. Oketo po vazhdon bisedimet me të majtën. Nesër është një mbledhje e Demokracisë Kristiane.

Radio Sofje, ora 23.00

U krijua Qendra Demokratike e Bullgarisë. Është shkëputje nga Bashkimi i Forcave Demokratike. Centristët kritikojnë qeverinë, planet e saj të rënda për privatizimet dhe kërkojnë bashkëpunim me socialistët.
Partia Popullore Austriake ka lajmëruar për nesër tavolinën e rrumbullakët “Evropa”. Në të shkoi shefi i parlamentit bullgar.
Tridhjetë për qind më pak se semestri i kaluar. Thellohet kriza në prodhim e tregti. As më pas nuk parashikohet ndonjë përmirësim.Po kështu është gjendja edhe në bujqësi, edhe tek problemet e krijuara sociale e deri në çështjet demografike.
Gjashtë muaj më parë hipën në fuqi.Opozita: Bashkimi Demokratik, në të bëjnë pjesë rreth 20 parti dhe duken unike, por ndërmjet kanë parti fantazma. Janë disa këto. Kjo çështje diskutua edhe në konferencë. “Dekomunistizimin” e quajnë real, privatizimin po ashtu, konfiskimin e pasurive të PS etj. Delegatët kërkojnë të largohen nga vendet e punës ish-komunistët. Filip Dimitrovi u bashkua me “të butët”. Konferenca i mbylli punimet me shpirt tolerance.

Rai due, Pegaso, ora 23.45

Artuto Xhismondi thotë se Oketo sot nuk deshi të shkojë në Kuirinale dhe vajti vetëm për t’i thënë Kosigës të jepte dorëheqjen. Qeveria e ardhme pritet të jetë e të majtës, por dorës së shtrirë të socialistëve PDS i përgjigjet e ndarë mëdysh. Oketo është i ftohtë. Sot në një intervistë la një derë të hapur.

14 prill

Radio Francë, ora 9.00

Jehonë. Lajm i parë ndarja e Mandelës me të shoqen.

Ora 18.00, “Zëri i Amerikës”

Komuniteti Evropian në Lisbonë e mirëpriti zgjedhjen e Sali Berishës si president. Ata thanë se do të konsultojnë mundësinë për ta ndihmuar, por nuk e theksuan se çfarë lloj ndihme bëhet fjalë.
Vini dhe mandel kanë qenë martuar për 34 vite.
Haveli (Vaclav) vendosi sot që të paraqesë kandidaturën e tij. Programi i tij:demokraci, ekonomi tregu, vendi i bashkuar.
14 prill 1895 u vra presidenti i 16-të Abraham Linkoln.

Bullgaria, ora 18.15

Grupi 24 thotë se për këtë vit do të keqësohet, rritja për vitin 1993 pritet të jetë 0,1 për qind. Hungaria dhe Çekosllovakia mund të kenë rritje disi më të mirë. Bullgaria dhe Rumania kanë nevojë për më shumë. Do të kenë për ndihmë 3,3 miliard dollarë. Do tua japë Grupi 24. Deri tani ka livruar 1,8. Ka marrë angazhim edhe për 2,4 të tjera.

Ora 18.20, “Zëri i Greqisë”

Adonis Samara ministër i Jashtëm i Greqisë.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com