|
11 prill, kryeministri Aleksandër Meksi nis detyrën
Radio Sofje, ora 8.30
Konferencë e Bashkimit Demokratik në Sofje. Probleme shumë të mprehta ekonomike, përballimi i tyre.
Sindikata Podkrep bashkon pjesën më të shumtë të këtij Unioni. Ështè rrip transmisioni.
Zëri i Turqisë, ora 13.00
Thotë se Meksi filloi detyrën. Ka qenë kryetar (!?) i Kuvendit Popullor dhe një nga shtyllat e PD-së.
Në Britaninë e Madhe vendet e ndara nga zgjedhjet: Konservatorët 42 për qind, 336 vende, Laburistët 35 për qind, 271 vende, Liberalët 20 vende, Të tjerët 24. Gjithsej 651.
Gazetat turke sot
Xhymyrjet shkruan se me Theçerin konservatorët erdhën në pushtet në 1979.
Miliet thotë Triumf i së djathtës në Britani
Një e përditshme tjetër shkruan Anglia ishte i vetmi vend ku mund të fitonte e majta në Evropë.
Rai Uno, ora 13.30
Forlani sot thekson mbështetjen tek katërshja tradicionale dhe për zgjerim të mëtejshëm, duke përjashtuar mesinët, ekstremistët e djathtë dhe neokomunistët (ndoshta e ka fjalën për PDS), etj.
Rumania, ora 22.00
Mezi dëgjohet. Flitet se në parlament po shihet një ligj për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste Rumune.
Bullgaria, ora 23.00
Vjen Vaclav Haveli nesër. Shtatë ditë vizitë. Brenda Unionit Demokratik ka kontradikta. Konferenca e Unionit vazhdon ditën e dytë të punimeve.
Rai Due, ora 23.35
Bisedimet për partinë. DCI pse me PDS e të shmangë socialistët, ose...
Më e arsyeshme shihet që PSI të jetë urë midis DCI dhe PDS.
Xhani de Mikelis sot njofton qeverinë e re. Dy femra ministre.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|