|
26 mars
Radio Zvicra Internacionale, frëngjisht, ora 09.00
I bëhet jehonë telegramit dashamirës të Micotaqisit për opozitën që fitoi dhe problemet e pakicave greke, çame e mospërputhjet e qëllimeve të dy palëve. Me shifra emigrantësh, etj.
Lajmi u bë me të deleguar nga Athina.
Ora 13.40, Rai Uno
Fulvio Molinari lëshon ironinë se S. Berisha ka thënë se bashkëpunimin do ta bëjmë me Evropën, por megjithatë mbi të gjitha me ShBA. Molinari ironizon: kjo është një traditë e vjetër e shqiptarëve për tu lidhur me vendet e largëta, në fillim me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën dhe tani me Amerikën.
Andreoti në një intervistë kritikoi gazetën Corriere della sera se ftoi anglezët të votojnë për laburistët. Ai tha se liria e shtypit në të gjithë botën është e shenjtë, por këta të Corriere... duket se e tepruan kështu si vepruan.
29 mars, ora 09.00
E gjithë bota e ndërroi orën, e çoi një orë më përpara, deri në 29 shtator. Të vetmit ne nuk e lëvizëm. Ska shtet. Ja si shkon ora e sotme e shqiptarëve! Gjithnjë mbrapa.
Kjo ngjason me kozmonautin Krikaljev që rusët e harruan në hapësirë dhe vetëm më 25 mars u ul. Dyqind e ca rublat e tij si pagë mujore, sipas Rai-t, i shërbejnë për vetëm 4 kg mish.
Edhe ne e paskemi ndërruar orën!! Që dje.
30 mars, ora 18.20, Zëri i Greqisë
Mikis Teodoraqis dha sot dorëheqjen nga ministri pa portofol. Arsyeja: do ti kushtohem (vetmohohem) punës si kompozitor. Në deklaratën e Micotaqisit ai thotë se e kupton arsyen e tij personale dhe e falënderon për kontributin e tij të çmuar për vitet e para të vështira.
Qeveria mbështetet në 152 deputetë, 151 Demokracia e Re, 1 i pavarur.
Përfundoi Kongresi i 27-të i Konfederatës të Sindikatave. PASOK ka 20 vende, Demokracia e re 11, komunistët 10 dhe Aleanca 4.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|