Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Momente historike, po të duam


(Botuar në gazetën “Shqip”, 22 maj 2010)

Dy javë më parë në një takim në Politeknikumin e Torinos, në bisedë me studentët dhe pedagogët e tij, ish-kryeministri i BE-së, Romano Prodi, duke folur për perspektivën e politikës dhe ekonomisë së kontinentit, mes të tjerash pohoi “Në Bashkimin Evropian nuk ka pasur anëtarësime të nxituara. Madje duhet të plotësohet procesi edhe me vendet e tjera, duke u nisur nga Ballkani”. Pastaj shqiptoi frazën “Një shembull konkret është Italia e cila bashkëpunon me Shqipërinë me sukses të madh, por në fund të fundit shqiptarët sot në Evropë duhet të rinovojnë lejet e qëndrimit çdo vit. Dhe në rast se nuk e rinovojnë lejen e qëndrimit nuk mund të qëndrojnë në një vend evropian. Por Evropa është atdheu i tyre. Trajtohen si aziatikët, si afrikanët apo amerikano-jugorët, por shqiptarët janë evropianë...Shqipëria sot nuk ka akoma as liberalizimin e vizave”.
Ndërkohë para kësaj thënie lapidare ishte bërë publike një letër që e firmosnin të gjithë ministrat e jashtëm të BE-së, ku kërkonin unanimisht shpejtimin e ditës kur shqiptarët dhe boshnjakët do të kalonin lirisht kufijtë e saj.
Edhe pse kanë ndodhur shumë afër të dyja këto ngjarje aktualisht çështja e liberalizimit të vizave ka rënë në pavëmendje, në gjendjen e një problemi që mund të rrijë ca kohë të tjera edhe në periferi të emergjencave shqiptare. Ndërsa në të vërtetë janë ditët, në mos edhe orët më vendimtare. Vetëm më pak se dy javë më pas në Sarajevë do të ketë një shprehje zyrtare opinioni të Bashkimit Evropian, një pothuaj vendim, një dritë që do të ndiqet e plotë dhe nuk e duam dhe nuk e presim të jetë e kuqe, por e blertë. Të na hapë rrugën.
Edhe pse institucionet shqiptare si edhe ato të Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave deri këto çaste kanë punuar non stop, madje me më shumë intensitet se më parë, mes nesh kanos të krijohet e trashet situata se jemi mbrapa. Kështu rrezikojmë të hyjmë në gjendjen e mosbesimit, të shqetësimit se për këtë apo atë arsye, politike apo edhe burokratike, pra teknike, punë e ca pyetjeve më shumë dhe e përgjigjeve të tyre, ky proces do të shtyhet e në mos komprometohet.
Zbehjen e vëmendjes publike në këto ditë kyçe e ka krijuar (ose së paku ky iluzion është shpërndarë përreth nesh), e ka shkaktuar klima politike me një tejnxehtësim të brendshëm të rivalitetit.Tema e liberalizimit të vizave mbase do të dëshironte një situatë tjetër, ujëra zhvillimesh të brendshme më të përmbajtura dhe më të qeta, ku mund të notohej më shpejt dhe kurrë e prej askujt të mos përhapej dyshimi se është një çështje e rrezikuar për t’u mbytur. Kështu të paktën dukej deri para një shprese të re dialogu dhe marrëveshjeje të kulmuar në mbrëmjen e 20 e natën e 21 majit në Strasburg, në një restorant e vend takimesh me emër të mirë dialogu, pa çka atij emrit tjetër, në ballë të godinës, që nuk lë hapësirë kompromisi, “Krokodili”.
Në rast se vërtetë të dy palëve në rivalitet politik u është dhënë një kohë e nevojshme për reflektim, pra për gjetjen e asaj pike të baraslargueshme nga objektivi radikal e deritanishëm për të rrënuar patjetër kundërshtarin, nuk ka moment më të dobishëm dhe më fatlum se këto dy javë. Një marrëveshje, zgjidhje inteligjente, pra që nuk e bllokon demokracinë e re shqiptare, do të ishte një ngjarje e shënuar dhe do të hynte në kujtesën tonë kombëtare bashkë me vendimin e Brukselit për liberalizimin e vizave të shqiptarëve. Politikës shqiptare dhe elitës së saj do t’i rritej prestigji.
Këto orë e ditë kalojmë momente historike. Në fund të fundit shqiptarët pas rrëzimit të diktaturës dy liri të mëdha kanë kryengjarje e kryegëzime: lirinë e sistemit politik të fituar me Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe lirinë për të hyrë në kontinentin amë, Evropë, viti 2010.


Ylli Polovina













Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com