Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Letërshkëmbim me një patriot


16-19 maj 2009


I nderuar z. Ylli Polovina,

Unë që po ju shkruaj quhem Gjovalin Lumaj. Kam lindur, jam rritur e kam jetuar deri në moshën 45 vjeçare në skajin më të largët të shtetit Shqiptar, në Vermosh të Kelmëndit.
Kam emigruar në vitin 1996, dhe qysh prej atij viti jetoj në Michigan të ShBA. Shumë miq kam patur, shumë kanë ndryshuar e në këto ndryshime ndryshimet më të mëdha i ka pësuar miku im më i mirë LIBRI.
Vlerësoj dhe çmoj fjalën e lirë, mendimin dhe shkrimin e lirë të cilat kanë sjellur risi të reja, evolim, modernizim të poezisë dhe prozës, por në të gjitha këto prurje shpesh janë dëmtuar vlerat jo vetëm në cilësitë letraro-artistike, por më shumë edhe në përmbajtje.
Shumë libra fillojnë me UNË, vazhdojnë me UNË e përfundojnë me UNË, e përsëri kjo është gjysma e së keqes, mbasi e keqja më e madhe është ajo kur zhgarravitësit duan të tregojnë se \"Sa i mirë isha unë e sa të këqinj ishin
të tjerët\"
Vazhdoj të lexoj shumë, miqtë në atdhe nuk më harrojnë, ata më dërgojnë libra
por rallë herë gjej atë që kërkoj, mesazhin Shqiptar që të më pushtojë, që ta ndiej gjakun të më vlojë në damarë, që ta ndiej krenarinë për origjinën, për atdheun, për Genin Shqiptar.
Sapo kam përfunduar librin tuaj botim i vitit 2008 \"Lamtumirë kallashnikov\" të
cilin për fat të mirë e gjeta në fondin e \"Macomb Library\" Michigan.
Sapo e kam përfunduar, dhe ashtu i pushtuar nga emocionet ju gëzova pa
masë e-mail-adresës suaj, dhe po ju shkruaj keto fjalë zemre mbasi nuk mund
t\'ja lejoj vehtes heshtjen përpara asaj madhështie që gjeta në këtë libër.
Nuk dua ti bëj as komentin, as kritikën letrare mbasi nuk e kam as aftësinë
as dëshirën, por nga thellësia e shpirtit tim dua t\'ju sjell mirnjohjen, falënderimet më të sinqerta, ashtu siç kam bashkuar edhe krenarinë, edhe lotët me familjen Llagëmi, si edhe atë krenari të ligjshme për familjen Konomi dhe pinjollin e saj.
Ndonëse personalisht nuk ju njoh, ju jeni për mua një i njohur, bile shumë i
afërm, libri juaj e ka krijuar miqësinë tonë në distancë, mbasi vlerat e tij më kanë rrëmbyer. Ky libër është pushtetmadh mbi shpirtin, mbi ndjenjat, mbi ëndërrat dhe dëshirat e mia.
Jeni i lutur të më jepni mundësinë që të kem në dorë të gjitha botimet tuaja, vlerën e librave dhe tarifën e postës jam i gatshëm t’i paguaj në çdo
moment.

Me mirënjohje dhe respekt

Gjovalin Lumaj
Poet Kelmendas
Michigan, ShBA.


I dashur Gjovalin,

Ndihem i gëzuar për ç\'ka më shkruani, por jo aq fort për fjalët ledhatuese për librin tim \"Lamtumirë kallashnikov\", se sa për shpirtin e madh atdhetar që keni. Dukeni po ashtu shumë i kultivuar, njeri i ditur.
Në rast se mund të paguani postimin unë do t\'ju sjell gratis disa libra, kopjet e të cilave i kam. Këta janë \"Një kolonel mes Tiranës dhe Prishtinës\" (2007), \"Skafistët në Top Sekret\" (2005), \"Natalja\" (1997), \"Gjysma e harruar e Skënderbeut\" (2008) dhe libri më i fundit që ka një muaj i dalë në treg \"Ndarje me të shkuarën\".
Më dhe gëzim, por edhe mall për gjakun shqiptar
Të përqafoj dhe më shkruaj përherë. Kur të kesh kohë më dërgo disa rreshta për jetën tënde.

Ylli Polovina


I NDERUAR ZOTËRI!

Me siguri në jetën tuaj ju ka takuar ndonjëherë t’i jepni një karamele ose të paktën një ledhatim plot dashuri një fëmije jetim. Me siguri ju ka lënë përshtypje shikimi i tij në të cilin kini lexuar dhimbjen së bashku me mirënjohjen e thellë për sjelljen tuaj njerzore.
Ashtu është edhe një mërgimtar i cili ndoshta e ka ngopur barkun tek njerka, por ka një zbrazësi shpirtërore, ai ndjehet jetim, atij i mungon Nëna, dora e saj, përkujdesja e saj, vlerat e saj larg të cilave njeriu ndjehet jetim.
Ju më sollët një përkëdhelje Nëne.
Tek mesazhi juaj me pak fjalë gjeta shumë domethënie, gjeta palcën e vlerave, shtyllën vertebrore, hemoglobinën e gjakut tonë të përbashkët, të cilat e kthejnë të pa njohurin e largët në të njohur të afërm. Kjo është forca e
palcës, forca e gjakut e cila ka mbijetuar e do të mbijetojë në GENIN Shqiptar.
Unë jam një malësor Kelmendas, me pak shkollë (Të mesmen bujqësore mbaruar në Peshkopi në vitin 1972), por shkolla e jetës ka qenë për mua gjithçka, unë e kam krijuar karakterin tim në fëmijëri, përrallat e tim eti, bisedat në \"Odën
Malësore\" më kanë dhënë ato vlera të cilat nuk mi dha as shkolla e as propoganda, pjesë e së cilës isha edhe unë antar i PPSH, 1982-1990.
Nuk e di pse mashtrojnë njerëzit, pse nuk e pranojnë vehten ashtu sikur janë, pse nuk e ndiejnë atë pjesë përgjegjësie që u takon, duke u bërë shkak që edhe politikat e më vonëshme të mbahen peng nga pa përgjegjshmëria, gjë e cila pati e vazhdon të ketë një kosto tepër të lartë. Në se politika më genjeu një herë është faji i saj, në se do i besoja tjetër do ishte faji im.
Prandaj që nga 1991 e deri sot e kam harruar si temë dhe jam marrë vetëm me veprimtari kulturore-artistike, dhe veçanërisht 13 vitet e mërgimit kam patur mjaft suksese. Kam krijuar gjatë kësaj periudhe mbi 220 tekste këngësh, të cilat kanë dalë në CD të këngëtarëve këtu, në Kosovë dhe në Shkodër e Malësitë e saj. Kam botuar 3 libra: “Kelmendi në vargjet e mia\", 2004; \"Zhgënjim e shpresë\", Poezi 2009 dhe \"Nastradinët\", 100 Fabula, 2009.
Punoj Bojaxhi me djemtë e mi Blerimi 29 vjeç e Frederiku 25. Kemi punuar shumë por ka 8 muaj që po rrimë shumë. PAPUNËSIA KA SHUMË TË
KËQIJA, shpenzime, strese, mendime.
Mendoj të vij në muajin Korrik dhe do bëj të pamundurën për t\'ju takuar. Në se nuk vij dot, dikush nga njerzit e mi do ju takojë në Tiranë, do ju sjellë librat e mi së bashku me një kafe nga unë, dhe do marrë librat tuaj.
Ju përshëndes.
Keni fituar një mik pa ndonjë potencial intelektual, pa ndonjë emër në politikë apo biznes, të vogël, të parëndësishem, por të thjeshtë e të sinqertë që don e çmon vlerat e vërteta njerëzore, shpirtërore e atdhedashëse.

Me konsideratë të lartë
Gjovalin Lumaj


I dashur Gjovalin,

Këto që më shkruan më bëjnë akoma më mik me ty dhe familjen tende. Të pres kur të vish siç edhe pres njeriun që do të dërgosh. Unë punoj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, saktësisht merrem me diasporën tonë jashtë vendit. Kështu që tek porta e Ministrisë mund të kërkoni emrin tim tek oficeri i rojes dhe ai me lajmëron menjëherë.
Faleminderit për çka më dërgon për jetën e krijimtarine. Dje për rreth një orë pashë e të dëgjova në internet. Je atdhetar i madh e të përqafoj.

Ylli Polovina



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com