Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Sy i ngrohtë, por edhe i rreptë me historinë


Babush,

Lexova artikullin tend “Të lindësh të në komunizëm”, të publikuar edhe tek siti. Më pëlqeu se si ridhte pa asnjë fjalë të tepërt. M’u duk sikur vëzhgoje me një sy të dashur e njëkohësisht të rreptë historinë, sikur thoshe “ja e shkuara, po si do të jetë e ardhmja?”
Kam ndjenjën se me kalimin e kohës po tregon pak e nga pak diçka më shumë. Ashtu më lë si lexuese kur mbaroj, sikur s\\\'kam mbaruar me të vërtetë, e me të kthyer faqen vazhdon tregimi po faqet janë ngjitur njëra me tjetrën, e fleta e bardhë që ndjek më duket fundi.

Mami,babi

Jam në dyqan në këtë moment. Jam vetëm sepse të tjerët janë të gjithë pushim. Po ju shkruaj, e ndërkohë vazhdojnë të hyjnë njerëzit. Është këtu që ndodh e çuditshmja: asnjeri përshendet. Më shohin po nuk më shohin, nuk flasin, asgjë...
Është sikur janë duke bërë detyrat: hyra në dyqan, bleva një këmishë, më shkonte, note dhjetë.


Dje i bëra një rikarika Albës që ishte nisur për në Greqi pa lekë në telefon, e unë nuk gjeja një vend hapur që t’i b’nte rikarik’n nj’ numëri tjetër. Në fund ja bëra nga bankomati, po akoma nuk e di nëse i ka ardhur. Ndërkohë Boni është tek ne mysafir e s\\\'di si t\\\'ja bëj sepse në shtëpi nuk më lë një moment të lirë. Më hidhet në krahë e kur e lë për tokë ankohet, më fle mbi kokë, ha vetëm kur kthehem unë në shtëpi në darkë. Më duket sikur shikon Albën tek unë. I ndërrruam ushqimin sepse nga raca ka trashëgimi alergjinë e çfardolloj gjëje që nuk është me peshk, e tani presim përmirësimin e dobësimin në të njëjtën kohë, që kur të kthehet Alba të duket modele.
Unë ju përqafoj fort, fort.


Besi juaj

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com