Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Çarja e rrethimit

(Ky roman i pabotuar titullohet “Çarja e rrethimit” dhe është shkruar në vitin 1976. Janë 88 faqe të shkruara ngushtë me makinë daktilografike).


Fragment


Tutje në fushë shpërtheu një bombë.
Mane Metos iu drodh krahërori. Ai partizan atje në mes të fushës do ta kishtë vështirë, shumë të vështirë.
Mane e hodhi Kabon në shpinë. Por sapo u çua plumbat therrën ajrin. “Ç’po ndodh? Kaq afër erdhën gjermanët?”, mendoi.
Nga e “kollitura” e një mitrolozi të rendë kuptoi se ata ende ishin larg. “Vështirë të qëllojnë saktë”, tha me vete dhe vrapoi drejt bregores.
Por u gabua. Një plumb i nxehtë e mori në kembë dhe ai mezi u mbajt të mos binte. Mane Metua shau nëpër dhembë. Ndjeu për herë të parë në jetën e tij se ekzistonte ai kufi, ku edhe një njeri i fortë duhet të bëjë shumë të mos thyhet. I mblodhi të gjitha forcat. I duhej të bënte edhe disa hapa dhe pastaj të merrte tatëpjetë, drejt pyllit. Kemba i therrte dhe ndjente gjakun që i rridhte Plumbat kërkonin me kembëngulje trupin e tij, por ai kishte vendosur t’i bënte edhe ato hapa, që i kishin mbetur deri te Fushujku.
“Ku qëlluan kaq mirë, qentë!, rënkoi.
Veç Mane Matua nuk e dinte se atë e qëllonin në të njëjtën kohë tre mitrolozë të rendë.
-“Ja edhe pak Kabo vëllai, ja edhe pak!
Ai hodhi kembët si i dehur.
“Me një krah dhe me një kembë”, tha me vete.
“Pa krah dhe pa kembë”, i tha një zë tjetër që nga thellësia e shpirtit, “dhe Kabon ta çosh të gjallë te shokët”.
Ai nuk i dgjonte më fishkëllimat e plumbave. Për të tani asgjë nuk kishte rendësi, përveç jetës së komisarit. Sytë pothuaj nuk i shihnin, përveç një mjegulle të dendur, që ia shtrembëronte pamjen e gjërave.
“A e mban mend atëere, more Kabo, kur na kapën në të dalë të postobllokut? Vramë shumë, por na rrethuan keq dhe ishim pa ndjenja nga plagët. Na coptuan me kondakë dhe shkelma këmishëzinjtë dhe pastaj na mbështollën me mushamanë e autoblindës e na hodhën brenda nga gryka e saj. Pastaj kur arritëm para kuesturës na nxorrën andej dhe na flakën nga maja e autoblindës. S’ka farë më të ndyrë se fashizmi, more vëlla! Pa nam e nishan do t’i zhdukim, more komisar! Kështu na thoshe kaq here: Ta bëjmë Shqipërinë të lirë e të bukur. Pa edhe në vdekshim ne ka të tjerë, bile edhe më të mirë. Por nuk vdiskemi kollaj, more Kabo, nuk vdiskemi!”
Një plumb bjetër e goditi në shpatullën e majtë të zbuluar dhe gjithnjë me mendimin se kish Kabon në kurriz, u rrëzua butë.
Në ato pak çaste që pati para se të humbiste ndjenjat, mendoi se duhej të ruante Kabon që të mos e kapte ndonjë nga ata plumba.
E mbuloi me trup dhe pastaj humbi ndjenjat....
Kur erdhi në vete dëgjoi kengë. Ishte mbrëmje dhe nën dritën e zjarrit ai pa se mbi të rrinin të gjithë shokët, rrinte i gjithë batalioni.
-Komisari...si është?-mezi mundi të thoshte.
Komandantii shkoi dorën lehtë mbi ball.
-Shumë mirë, Mane.
Mane Metua buzëqeshi lehtë dhe humbi ndjenjat përsëri. Ai nuk e dinte se komisari ish fare pranë tij dhe kur kish ardhur në vete disa çaste më parë, kish pyetur për të.
Komandanti i mbuloi të dy me një kapotë dhe pa doktor Kolën me një vështrim pyetës.
Nën refleksin e flakëve të zjarrit sytë e doktorit kishin marrë një dritë të çuditshme.
-Do të jetojnë-tha.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com