Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 1)
BEFASUESE: EKZISTON NJĖ PAMJE E PESTĖ PĖR SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ DHE NGRITJEN E FLAMURIT
KORĒARĖT NĖ REVANSH PĖR PRONĖSINĖ E FLAMURIT TĖ PAVARĖSISĖ
AS FOTOGRAFI PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912, AS AUTORĖ PĖR FOTOT E BĖRA EDHE NJĖ JAVĖ MĖ PAS
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Rikthimi pa fjale i Ermelinda Meksit


Sot, 1 gusht 2003

Ajo u rikthye në ekipin qeverisës të partisë së vet, tashmë pjesëtare e një kabineti të katërt socialist. E thenë më plotërisht Ermelinda Meksi u rikthye në kabinetin Nano, me të cilin ishte ndarë një vit më parë, kur ai u sapo ngrit. Nuk ishte në bocën e hartuar nga Kryeministri, në vend të saj ishte parashikuar një koleg, ekonomist dhe bashkëpartiak me emër të mirë, me stazh ministri finance. Ministrja e suksesshme e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregëtisë, dikur edhe Ministrja e Integrimit dhe Kryekordinatore e raporteve me Brukselin, pedagogia e Fakultetit Ekonomik dhe shkencëtarja me titullin “Doktore”, u tërhoq pa fjalë. Sigurisht kishte punuar mjaft mirë, e megjithatë politika shqiptare ka rregullat e veta, ekuilibrat e saj delikatë, çudirat e pafund. Ermelinda Meksi la zyrën dikasteriale dhe u kthye në Kuvend, tashmë për të bërë punën e deputetes “profesioniste”. Një vit sërish pafjalë, dikur vetëm një intervistë në televizionin Alsat apo kembëngulja e një gazete që i rrëmbeu asaj dhe bashkëshortit ndonjë intimitet të jetës private, siç ishte pyetja e sinqertë dhe avdalle “kur ka qënë puthja juaj e parë?”
Pak ditë më parë Fatos Nano, në aksionin e tij të shpejtë për të mbyllur sa më butë e plotë dorëheqjen e zëvendësit të tij, Ilir Metës, e thirri për të kryer Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Integrimit. Ofertën e re ajo e priti sërish pa fjalë. Disa të përditshme i kishin rënë telefonit ngulshëm për një intervistë apo, të paktën, një prononcim, por Ermelinda Meksi heshti me mirësjellje. Për dy arsye njerëzore dhe po kaq norma të etikës publike: misioni i ri ende ishte një propozim i Kryeministrit, duhej edhe dekreti i Presidentit si edhe miratimi me shumicë në Kuvend. Pastaj nuk ishte aspak e sjellshme të “kendonte” hopin e ri në karrierë, kur prej saj sapo ishte larguar një koleg partie dhe kabineti qeveritar, madje kryeministri i saj për dy vjet.
Raportet me njerëzit gjithnjë janë të brishta dhe shpesh herë të thyeshme si qelq i hollë e të lendueshme si lëkurë e butë fëmije. Ermelinda Meksi është përpjekur gjithnjë të rrijë sa më larg tundimeve të pushtetit si mjet për t’u demonstruar epërsi të tjerëve, vartës qofshin apo kolegë, sigurisht edhe eprorëve. Një dhunti e tillë për personat publikë, mjaft e këshillueshme si terapi vetedukimi edhe për ata, sidomos politikanë, që karakteri i lindur apo rrethana të tjera nuk i kanë pajisur, e kanë bërë këtë qeverisëse dhe dijetare mjaft të sukseshme. Që nga viti 1991, në të gjitha rastet kur emri i saj rekomandohet për t’u zgjedhur, elektorat i gjerë popullor qoftë ky apo komunitet partiak, ajo grumbullon maksimumin e konsensusit. Rasti më i fundit, duke e rikonfirmuar këtë dukuri të veçantë e të bukur të jetës së saj publike, mund të konsiderohet edhe më spetakolari. I dhanë shtatëdhjetë e katër vota mbështetje të pamëdyshtë në një ndër çastet më kritike të një debati të brendshëm partiak dhe qeverisës, raporte ekuilibri të prishura rendë, të cilat jo rrallë janë gjiratore të vërteta ku edhe emri i mirë zhytet e del mbi sipërfaqe i traumatizuar. Siç ndodhi me Marko Bellon.
Zonja dhe Ministrja Ermelinda Meksi, një ndër emrat më konsensualë të socialistëve, në pafoljen e saj karakteristike në opinion në çaste krizash të partisë së saj, nuk është aspak “memece” brenda forumeve dhe ca më pak e tillë kur është fjala për të shpjeguar kryemisionin e madh kombëtar të shqiptarëve në këtë fillim mijëvjeçari: proçesin e vështirë e kompleks të integrimit në Bashkimin Evropian.
Këtë natyrë njerëzore të kujdesshme ndonjë mik e këshillon “të bëhet më e gjallë”, ndokush tjetër edhe e qorton. Ka që mendojnë se brenda heshtjes së saj të florinjtë është durimi i njeriut të zgjuar që ia njeh vetes vlerat dhe e pret rastin t’i vijë. Ka që hamendësojnë se ajo, duke qënë një karakter femëror relativisht i butë, nuk përbën asnjë kanosje karriere për shefat e saj. Provoi njëherë ministrja Meksi, e propozuar nga një grup kolegësh për “politikë të pastër”, të kandidonte për postin e Kryeministrit. Nuk fitoi votat e nevojshme, ato i mori me meritë Pandeli Majko. Por çuditërisht pas kësaj ndodhie, ndërsa shtrengonte duart me kolegun e saj fitues, rifitoi në opinion një kuotë më të madhe imazhi të mirë dhe një valë të re konsensusi.
Në sekretin e “më të votuarës” së të majtës shqiptare gjendet edhe një dhunti tjetër: ajo e respektimit të Shtetit. Punë kjo shumë e vështirë dhe tepër angari për shqiptarët, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve akoma nuk e dinë se ai është stuktura themel e një populli, kombi e shoqërie. Shtetrespektuesit nuk janë ndonjë shumicë marramendëse në vendin tonë, por megjithatë ekzistojnë. Mjaft nga këta gjenden mes njerëzve të thjeshtë dhe vetëm një pakice të tyre mund t’u gjenden gjurmët brenda godinës së hierarkisë së tij, elitës politike që e drejton. Kjo për një traditë të hidhur kombëtare, por edhe për një egoizëm karakteristik të të gjithë politikushtruesve të kësaj bote që sado të emancipuar të jenë personalisht apo shoqëria ku misionojnë, thellë brenda vetes mendojnë vogëlsisht se “shteti jam unë”.
Ermelinda Meksi nuk thotë “Shqipëria jam unë”, mendon të kundërtën: “unë i takoj Shqipërisë”. Kjo do të thotë se ndihet bijë e saj, jo prijëse, ca më pak “komandante”. Sundimtare kurrë. Ajo nuk ka kompleksin e “unit”, “të të parit”, mentalitet dhe patologji që në vendin tonë vazhdon të krijojë probleme deri edhe për vetë zhvillimin dhe fatin kombëtar. Ajo nuk bëhet nervoze kur përreth vartësit (siç tek ne akoma vijon si zakon i vjetër provincial) e thërresin “shefe”, por duket qartë se adresimi më i mirë për të është “zyshe”. Profesorja e Universitetit të Tiranës e ka patur kënaqësinë të thirrej “zysh” deri edhe nga kryeministri i saj Pandeli Majko, po kaq i sjellshëm me të ka qënë edhe Ilir Meta. Fatos Nano kur e thirri për t’i thenë se emri i saj i respektuar nuk do të ishte në qeverinë e re të ngritur prej tij, pas reagimit të qetë e të përmbajtur të koleges, shqiptoi vetëm fjalët “të faleminderit për mirëkuptimin”.
Të ndihesh bijë në vendin tend dhe jo patriark i tij do të thotë të kesh ndërgjegjen se prej duarve të tua pritet përditë një kontribut, sado lodhës të jetë ai për trupin tend të brishtë. Si në çdo shtëpi ku vajzat e shkathëta dhe të gëzuara bëjnë dritë çdo kend të saj. Kush nuk i ka ndjerë ato duar të buta të të prekin pëllëmbët apo ballin, kur gjendesh ligsht shpirtërisht apo thjesht je sëmurë e ke temperaturë? Ermelinda Meksi është një nga ato që nuk i krijon temperatura të panevojshme atdheut dhe komunitetit të vet.
Ajo, mes kësaj përdhosjeje të madhe, di ta mbajë pastër vendin e saj të punës, atë tavolinë të gjatë ku shkruan, flet dhe koordinon me bashkëpunëtorët e saj. Di po kaq mirë të mos krijojë plagë, por të kurojë. Për fat detyrën e lartë të Ministrit të Integrimit këto vite e kemi parë të vendosur në duar njerëzish me mendje të kthjellët teknicienësh, me kulturë dhe bindje evroperëndimore, bashkëkombas të panjollosur moralisht. Si Sokol Nako. Apo edhe zëvendësuesja e tij e pafjalë, një nga simbolet shqiptare të përkushtimit për familjen e madhe të Bashkimit Evropian.


Ylli Polovina


Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com