|
Foto: Kukulla mes dy kukullave | Te dy motrat
Ne ka pamje qe dua te me shfaqet e fundit kur nga kjo jete te ndahem, eshte ajo e Albanes dhe e Besianes bashke.
Ne shtepi ka nje foto te te dyjave ne sallon. Kane dale bashke me njera tjetren ne buze te shatervanit ne lulishten e parkut tone te bukur ne lagjen Çlirim te Beratit. Kane ne koke kapela nga ato te vitit te ri, ku duket fjala Gezuar. Kete foto e ka bere Eshref Vrioni, nje talent mahnites i fotografise. Ishte bardhe e zi, atekohe nuk kishte filma dhe aparate me ngjyra. Megjithate Eshrefi punoi me lapsa te ngjyrosur dhe fotua ka dale sikur eshte prodhuar ne nje laborator modern.
Ne kete foto Alba e mban Besin ne preher.
Fotua e dyte gjendet ne pozicion te dukshem po ne sallon ne nje nga raftet e bibliotekes. Ketu Alba e mban Besin ne krahe.
Ne te dy rastet jane fare te vogla.
Me vjen mire qe Alba e mban motren e vogel ne preher, por ndonjehere vrenjtem, sepse nuk dua qe vajza e madhe, shtylla e shtepise siç i them, te mundohet duke bere mamane.
Keshtu qetesohem ne tavolinen kryesore te punes, ne studio, ku te dy motrat e rritura, brune dhe bjonde, jane vendosur ne nje kornize te bukur mbi nje miniraft para syve te mi.
Ketu qetesohem, sepse Albana, gezueshem dhe me humor, ja ka kapur meçkat Besit, pra faqkat, dhe i ka perulur pak koken.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|