Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Kopertina e noveles, lidhur si diletant.
Foto: Kopertina e noveles, lidhur si diletant.
Nata e kabinës 37

(Libri është i pabotuar.
Ai ka përfunduar së shkruari në 4 korrik 1971. Nisi më 25 qershor. Eshtë shkruar për dhjetë ditë. Ka 89 faqe.
Po publikojmë një fragment, që nis në faqen 21 dhe përfundon më 23).


Ani shqetësohet për ty vetëm për një gjë: që ti më jesh An i dytë. Dhe dije, Emi, se kjo ka një të mirë: që edhe unë do të jem një Em i dytë.

Nga një letër


Kjo barkë që kishte parë Ermira pak më parë u solli fat. Njeriu që ish mbi të, me një palë pantallona të përveshura mbi gju, me kanatjere dhe një dorë të prerë, pasi la barkën në breg i pyeti nëse kishin ardhur aty për të zënë hotel. Ai i kish parë që larg të vërtiteshin kot në breg dhe sidomos borseta e fryrë e vajzës i linte të kuptonte se s’kishin gjetur vend. Ky çift i pëlqente.U tha se jepnin kabina pesë lekë për njeri. U tha gjithashtu që kabinat ishin dyshe.
S’mund ta merrni me mend gëzimin e Ermirës dhe të Arianit. Vajtën në një kabinë, që me sa dukej përdorej si sportel. U kërkoi pasaportat. Dialogu ish i shkurtër.
-E kini bërë celebrimin?
-Po.
Diçka shkroi në një regjistër të madh. Me siguri emrat. Pastaj ngriti dorën.
-Kabina 37.
Dhe i dha një çelës të varur në mur. Në radhën e pambaruar të kabinave ata u vërtitën gjersa e gjetën më në fund. Ishte një kabinë pothuaj në skaj dhe futur midis dy pemëve. Kjo u pëlqeu të dyve. Dera hapej me lehtësi, bile edhe me çdo çelës të zakonshëm. Kjo, pa dyshim, që s’u pëlqeu. Kabina ishte shumë e thjeshtë. Bile emri konfort që deshi të përdorte Ariani ishte kaq pa vend sa ai shqiptoi vetëm dy shprehje: “S’qenka keq” dhe “Shumë mirë”.
Në të dy anët kishte nga një shtrat fare të thjeshtë. Ai u ul në njërin dhe kërceu.
-Susta të mira.
Në të njëjtën kohë Ermira la borsetën në një tavolinë që ish futur në skaj, pranë dritares, dhe u shtri në shtratin e saj.
-Më dhembin kembët, Ani.
-Kohë e vrenjtur.
Ai e dinte se ajo vuante nga reumatizma dhe sot ajo mbase do ta torturonte. Hapi dritaren. Deti po egërsohej. Qielli sipër ishte nxirë krejt.
-Së shpejti do të fillojë shiu.
Qëndroi një çast i heshtur te dritarja. Ermira me siguri po e shihte nga pas. Jashtë kishte filluar të frynte erë. Ai e mbylli dritaren.
-Po fryn erë, Emi.
-Atëhere s’ka për të rënë shi.
-Mbase.
Ajo u çua dhe filloi të shtronte tavolinën. Nxorri nga borseta pak patate të skuqura, djath dhe sallam. Paninia ishte vërtet pak e fortë, por kësaj mbrëmjeje ata s’mund të harxhoheshin. Çantën e vogël të tualetit dhe pasqyrës e vuri në skaj. Nxorri një kukëll të vogël (ky ishte një pilot, që ajo e mbante për fat) dhe e vuri në qëndër. Pastaj se nga gjeti një kordele dhe e bëri fjongo.
Përsëri edhe kjo hyri në garniturën e tavolinës.
Pastaj çoi kokën. Flokët e gjatë iu tundën si një vajzë kapriçioze.
-Bukur, Emi?
-Bukur.
Ai e puthi.
Darka ishte shumë e shijshme.


(Shënim
Novela përshkruan ngjarjet që zhvillohen gjatë dy-tre netëve në dy kabina plazhi. Në njërën prej tyre janë Ermira dhe Ariani, të cil[t duhen shumë, dhe në tjetrën një njeri, që e rreh të dashurën e tij me shkelma në bark posaç[risht që të bëjë vrasjen e fëmijës disa muajsh.
Të dy ngjarjet paralele jan[ vendosur zbehtasi në një sfond politik të kohës, atë të luftës për emancipimin e femrës shqiptare, aksion që regjimi komunist e mori në fillim të viteve shtatëdhjetë).



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com