|
Foto: Albana ne sheshin qendror te Beratit | Alba ne prill 1995
Albana ka patur perhere fat. Ne arkiven tone familjare ka nisur te regjistrohet me foto dhe ze qe ne çastin kur i ra kerthiza. Me pas vetem regjistrimet e saj me video zene dhjetra ore.
Kur ne 2 mars 2005 mbushi njezete e pese vjeç i kam bere nje dvd me jeten e saj te permbledhur ne tete ore regjistrime ne foto, ze dhe figure.
Pjesa me mbreselenese ishte 25 shkurti 2001, kur tashme nene, nxorri nga Spitali Umberto Primo ne Rome Emanuelin. Qe prej ketij çasti e deri sa hyri ne apartamentin tone ne Viale Eritrea, pamjet e saj me foshnjen me krahe, i kam shoqeruar me zerin e Albanes kur vete ishte po kaq sa i biri, pastaj kur belbezonte, formonte fjalet e para, kur nisi te kendonte...
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|