Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“QYTETI PRANË QIELLIT”: SI NDODHI QË AKAKI HORAVA ERDHI PËR HERË TË DYTË NË SHQIPËRI, SAKTËSISHT NË KUÇOVË


(Fragmenti 60 i librit “Qyteti pranë qiellit”, vijon nga dje)

Sipas historianit Adrian Brisku, i cili ka kryer edhe katër vite studime në Tbilisi të Gjeorgjisë, vendlindjen e aktorit sovjetik që luajti Skënderbeun, Akaki Horava, në shtëpinë muze të tij ka gjetur urdhërin e lëshuar më 16 dhjetor 1952 nga Seksioni i Kulturës së Këshillit të Ministrave të Republikës Sovjetike të Gjeorgjisë, i cili i kërkonte Teatrit Rustaveli, që nga datat 15 janar deri në 1 korrik 1953, Horava të lirohej nga detyra e drejtorit të Teatrit, për të marrë pjesë në xhirimin e rolit të Skënderbeut.
Studiuesi Brisku gjithashtu në këtë muze ka gjetur edhe dy revista të botuara në Shqipëri, por pa kopertinat e tyre, çfarë ja ka bërë të vështirë identifikimin e organit publikues.
Njëri shkrim është në bardhezi, me titull “Nga xhirimi i filmit ‘Skënderbeu’”. Koha e botimit: maj 1953. Saktësisht moment kur kryheshin filmimet në disa qytete të vendit tonë, por jo në Berat. Në Berat Akaki Horava dhe tërë ekipi i xhirimit qenë në fillim të qershorit.
Shkrimi tjetër informativ rreth kësaj ngjarjeje, sipas historianit Adrian Brisku, i ruajtur në muze, është botuar në një revistë me ngjyra, me titull të paidentifikueshëm dhe krejt pa datë publikimi. Autor i këtij informacioni me titullin “Me xhironjësit e filmit me ngjyra ‘Skënderbeu’” është shkrimtari dhe shumë kohë shefi i kuadrit i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Hasan Petrela.
Në këtë artikull të fundit prej pamjes së fotove nuk ka shenja të qartë se ndonjë apo disa prej tyre janë kryer në Berat.
Ja pse plotësimi i kësaj mungese mbetet një mision për këdo që e kupton fare mirë se dy javët e xhirimit të filmit për Skënderbeun në Berat, janë pjesë e vyer jo vetëm për historinë e këtij qyteti, por edhe për atë kombëtare.
Kineasti Skënder Jaçe gjatë dy bisedave të hershme me të na dëshmon se aktori Akaki Horava përveç se gjatë ditëve të xhirimit në Berat, brenda vitit 1953 ka edhe një prani tjetër në Kuçovë.
Filmi “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë” sapo qe shpërndarë nëpër sallat e kinemave në Bashkimin Sovjetik dhe të disa vendeve të Kampit Socialist.
Qe 26 nëntori i vitit 1953. Tre ditë më pas, në datën 29, do të organizohej premiera zyrtare e shfaqjes së filmit për Skënderbeun në Tiranë.
Akaki Horava zbriti nga avioni i madh i pasagjerëve në Rinas, i shoqëruar nga aktorja e njohur në filmin rus “Shtegtojnë krillat”, Zinaida Kirienko.
Në aeroport i prisnin diplomatë të lartë të ambasadës sovjetike dhe të porsaardhurit nuk morën drejtimin për në qendër të kryeqytetit, por me një aeroplan të vogël drejtimin e jugut, për në Kuçovë.
Kuçova që prej motit 1949 quhej Qyteti Stalin.
Horava pati marrë më vete edhe një kopje në rusisht të filmit.
Kështu ai u bë njeriu që kreu një gjë mjaft të veçantë: filmi sovjeto-shqiptar, që shumë shpejt u bë i famshëm botërisht për çmimet artistike që mori, për herë të parë nuk u shfaq në Moskë apo në Tiranë, por në qytetin e naftëtarëve, atje ku mes shqiptarëve të shumtë ndodheshin edhe afro 180 familje nga Bashkimi Sovjetik.
Shumica e tyre qenë specialistë.
Shef teknik, kryeinxhinier, ishte një gjeolog azerbaxhanas, Muhamet Behov, veteran i Partisë Komuniste Sovjetike dhe shok i Leninit, profesor në universitetin “Lomonosov” të Moskës.
Behov kishte pothuaj pesë vite që punonte dhe jetonte familjarisht në Kuçovë. Shofer i tij ishte i jati i Skënder Jaçes. Ky i fundit qëndroi në këtë shërbim deri në vitin 1961, kur raportet mes partive komuniste shqiptare dhe sovjetike si edhe marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën, për pasojë Muhameti u largua.
Për të gjallëruar jetën e tyre sovjetikët, me banesa nëpër ish-vilat e italianëve si edhe në një hotel të madh dykatësh të ndërtuar posaçërisht, ftonin herë pas here nga BRSS trupa artistike apo edhe këngëtarë të ndryshëm.
Para se të vinte aktori Akaki Horava në Kuçovën e shndërruar në Qyteti Stalin pati dhënë shfaqje ansambli “Bjeroska” si edhe orkestra simfonike e Moskës.
Pas shfaqjes së filmit në rusisht u bë një koktej i vogël dhe i shpejtë e pas kësaj dy të porasardhurit morën fluturimin drejt aeroportit të Rinasit për t’u rikthyer në atdheun e tyre.
Vite më pas një i ri nga Kuçova, i cili studjonte në Moskë në një shkollë shumëkombëshe aviacioni, rastësisht në një veprimtari kulturore do të ndodhej afër aktores Zinaida Kirienko.
Kjo do të tregonte menjëherë vëmendje sapo të dëgjonte prej tij që ishte shqiptar e sidomos kur saktësoi se qe nga Qyteti Stalin.
Zinaida Kirienko i vuri krahun dhe e ftoi të pinin kafe.
Pa pritur të uleshin në tavolinë i tha se ruante në garderobën e saj një kujtim shumë të bukur: një kostum popullor shqiptar, të cilin ia pati dhuruar drejtori i pallatit të kulturës së Kuçovës.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com