Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Perse Shqiperia tashme eshte vend normal?

Dita, 24 qershor


Në tranzicion nuk është vetëm sistemi, shoqëria, mendësia apo edhe ekonomia shqiptare. Në periudhë ndërkalimtare janë edhe gjeneratat, shtresat dhe grupet sociale. Kështu në Shqipëri gjen me bollëk jo vetëm ish-partizanë “të kuq” të Luftës Antifashiste, por edhe ballistë “të bardhë” të më shumë se gjashtëdhjetë viteve më parë. Pastaj vijnë brezat e kohës së hapjes brenda ish-kampit socialist, ato të mbylljes, gjeneratat e rritura në izolim të plotë. Nuk mungojnë brezat e të persekutuarve politikë, grupet e të privilegjuarve apo përfituesve nga regjimi i kaluar, të zhgënjyerit nga kjo kohë e largët, të pashpresët apo të zhgënjyerit nga realiteti i sotëm. Që të gjithë këta mund të konsiderohen pa mëdyshje “breza të humbur”.
Ndërkohë ka shumë të rinj, të lindur prej vitit 90 e këtej, të cilët që prej ditës së parë të jetës së tyre janë pjesëtarë të kësaj shoqërie të hapur që po e tentojmë ta plazmojmë. Herë në mënyrë dështake, por jo rrallë edhe duke ja dale mbanë kësaj sipërmarjeje të vështirë. Për këtë e shumë arsye tek gjithsecili nga ne mund të palpojë shqetësimi nëse në vendin tonë cikli i gjatë i “brezave të humbur” në anormalitet më në fund a po ndërpritet. Jo në favor të iluzionit se po mbërrijmë në periudhën e “brezave të lumtur”, por nëse kemi çekur në tokën e “brezave normalë”. Mirëpo që të përfitojmë këtë cilësim kaq të shumëpritur na duhet të dëshmojmë se të gjithë bashkë tashmë jetojmë në një vend mëse normal. Kjo nuk është punë e lehtë, ca sepse për këtë gjë duhet t’i mbushim mendjen botës, ca edhe sepse mbetet t’ja bëjmë këtë gjë më së pari vetes. Për një gjysëm shekulli regjim diktatorial nga të gjitha manualet e historisë konsiderohemi si një vend autarkik me sistemin bolshevik më të ashpër të të gjithë eurolindjes. Po ashtu gjer në vitin 1999 e kemi furnizuar median botërore me imazhet e zbarkimeve biblike të refugjatëve tanë në brigjet italiane dhe të vetë Bashkimit Evropian, me inkursionet e përditshme të skuadriljeve të skafeve, me luftën e brendshme politike me përdorim “shkopi gome” dhe kallashi. Me vend të zhytur totalisht në anarki apo me seli Kryeministrie të sulmuar e goditur deri me antitank.
Më në fund kemi afërsisht pesë vite që për botën e madhe “kemi rënë në heshtje”. Nuk e përmbytim më me lajmet e zullumeve të anëve tona. Preokupim tani përbëjmë vetëm për zyrat e larta të Brukselit, por kjo jo sepse i shqetësojmë në punën e tyre. Përbëjmë preokupim sepse vetë kemi shprehur dëshirën që të integrohemi në këtë komunitet të madh vendesh të zhvilluara dhe ai na kanë vënë detyra. Kështu që ata na monitorojnë. Deklarohen pozitivisht për disa rezultate që arrijmë, mbeten të pakënaqur për disa të tjera. Për tre prej tyre madje bëjnë trysni të forte, por pozitive. Jo denigruese. Këtu hyjnë edhe përpjekjet për zgjedhje sa më afër standarteve të tyre. Veç për të gjitha këto vërejtje që na bëjnë opinioni ballkanas, kontinental apo global nuk di gjë dhe as që ka ndonjë interes. Këto probleme të reja të këtij fillim mijëvjeçari që ne manifestojmë, ndryshe nga pararendësit, nuk përbëjnë asnjë anormalitet. Për pasojë edhe asnjë lajm per te tjeret jashte kufijve tane.
Ndërkohë tashmë Shqipëria ka filluar të prodhojë për median kontinentale edhe lajme të mira. Më i fundit ishte një dokumentar shumë vlerësues i BBC-së për Tiranën dhe kryebashkiakun e saj, transmentuar më 15 qershor. Para këtij kumti inkurajues ishte kenga e Anjeze Shahinit që e përhapi melodinë e saj moderne mbi të gjithë Europën. Sigurisht që tani ka ardhur koha të zhbëjmë imazhin gati gjashtëdhjetëvjeçar të një vendi me dukje anormale dhe të kontruktojmë lajmin tonë më të madh, kryelajmin që Shqipëria përfundimisht ka hyrë në një periudhë normalizimi të qendrueshëm të saj. Të demonstrojmë garancinë se nuk kthehemi më në “vitet e errta” të mëparshme. Se madje disa standarte themelore të këtij normaliteti i kemi përmbushur. Se jemi një vend realitivisht i lirë dhe sovran, madje edhe kombi ynë gjendet në një realitet të ri rajonal shumë favorizonjës. Se përgjithësisht, edhe pse vend i vogël dhe akoma i dobët ekonomikisht, vetqeverisemi apo udhëhiqemi nga elita jonë. Se kemi raporte të gjëra dhe konstruktive me fqinjët, me supershtetet apo bashkësitë e fuqishme të vendeve të tjera. Se nuk kemi më asnjë rrezik destabiliteti nga jashtë dhe nga brenda. Se sistemi ynë politik vazhdon të mbetet shumëpartiak dhe liritë e institucionet kryesore të një shoqërie në kërkim të demokracisë po ecin, edhe pse shumë ngadalësisht, në rrugën e formimit dhe konsolidimit. Mirëpo duke qënë se ky kendvështrim i Shqipërisë për një pjesë të bashkështetasve mbetet disi i komplikuar dhe mjaft “hermetik”, i padeshifrueshëm, ndërsa për një pjesë edhe i ngjyer në rozë, na duhet të bëhemi të vetëdijshëm se shumica prej nesh për të qënit në normalitet përdor matës të tjerë. Përshembëll shumë bashkështetasve tanë tensioni i madh e i vazhdueshëm politik që gjeneron përreth, peshon fort mbi atomosferën e përgjithshme. Duke mos inkurajuar shpresën. Sidomos kur sheh se përplasje me akuzat të renda konsumohen mes politikanëve të ndryshëm dhe pronarëve të medieve, mes qeverisësve dhe disa përfaqësuesve të bisnesit. Po ashtu matës të vlerësimit se jemi në periudhë të jonormalizimi mbeten edhe disa tregues realisht negativë të nivelit të jetueshmërisë së shumë shqiptarëve, ku detyrimisht bëjnë vend prania e madhe e grupeve sociale të varfëra dhe ende papunësia e lartë.
E megjithatë të gjitha këto të fundit, duam apo nuk duam, hyjnë në “normalitetin” e tranzicionit drejt një shoqërie të zhvilluar. Deputetë që grinden deri edhe fizikisht gjen kudo, madje qeverisësi dhe parlamentari historik i Italisë, Xhulio Andreoti, në një libër të tij tregon se si një deputet i kafshoi e për pak i këputi veshin një kolegu të tij. Se një ngjarje si kjo e fundit në Shqipëri, historia e përpunimit të mbetjeve urbane të Tiranës dhe Durrësit, po konsumohet tani në Evropën qendrore, në krahinën franceze të Alsasit. Edhe atje politika, ekologjistët dhe përfaqësuesit e bisnesit po e zhvillojnë betejën e tyre njëlloj si këtu, çuditërisht pa as më të voglin ndryshim. Madje atje ballafaqimi nuk shpërtheu që në projektin e një investimi, siç po e kemi këtë epërsi në Shqipëri, por kur gjithçka ishte materializuar. Në këtë pjesë të shumëzhvilluar të kontinentit konflikti mori udhë kur njëri nga djegësit e mbetjeve urbane u konstatua në vite se shkarkonte në ajër aq shumë dioksinë sa rastet e kancereve në periferinë deri njëzetë kilometra rreth impiantit ishin shtuar pesë herë. Edhe atje, në debatin e përgjithshëm, dikush thotë se me gropëzim është më mirë se me djegie dhe të tjerë që mbështesin të kundërtën. Ka edhe një kryetar bashkie që ka rënë dakort me metodën e djegies, i cili ngul kembë qetësisht se dioksina e përhapur nga vetëm njëri impiant nuk është pjesë e teknologjisë, por e pakujdesjes dhe e shkeljeve të rregullave nga fabrika djegëse e akuzuar. Për këtë bashkiak zhurma mediatike hyn në stilin e një komploti politik.
Doemos të kesh hyrë në një zhvillim normal të sistemit shoqëror nuk do thotë se ke arritur në një fazë kur debati, ballafaqimi, konkurenca dhe deri konflikti shkojnë drejt shuarjes. Eshtë krejt e kundërta. Ato shtohen. “Zbuten” vetëm mjetet. Qytetërohen. Saktësisht siç po ndodh në Shqipëri, ku jo vetëm janë braktisur me kohë grykët e nderura të armëve, por nuk hidhet më asnjë gur. Nuk thyhet asnjë xham. Madje protestuesit shkojnë gjer aq sa edhe pastrojnë nga hedhurinat e kundërshtimit të tyre ne sheshin para Kryeministrisë. Pikërisht në atë vend afro gjashtë vite më parë një bashkëkombas tendoste grykën e një antitanku.
Ne shqiptarët mund të debatojmë për të gjitha temat e mundshme, por do të ishte e dobishme të mos e bëjmë këtë gjë mbi çështjen nëse jemi apo jo në një fazë normaliteti. Të paktën për një përfitim imediat: Kur të është mbushur mendja se nuk jeton në një vend normal nuk gjeneron kurajë dhe shpresë për ta ndërtuar jetën tende. Kur beson se je një shqiptar normal dhe jeton në një Shqipëri mëse normale shpirtin e guximit për ta ndryshuar pozitivisht jetën e ke përherë në aksion.

Ylli Polovina


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com