Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

QYTETI PRANE QIELLIT: \"Ku ndodhet ylli i Beratit?\"


(Fragmenti 2 i librit, vijon nga dje)

Edhe qytetet, si njerëzit, kanë yllin e tyre të fatit.
Ai gjendet në qiell, në thellësinë e tij të pafund dhe mund t’i drejtohesh me një lutje apo dëshirë për t’u plotësuar. Sot janë fare pak ata që e besojnë si të domosdoshëm këtë rit të stërlashtë pagan. Njeriu modern tashmë e di më saktë se ku ndodhet fati i tij personal dhe i vetë qyteteve.
Gjithsesi ka ekzistuar historikisht një periudhë e besimit tek yjtë mbrojtës.
Pastaj erdhi koha kur këtë fuqi njerëzit dhe qytetet ia deleguan perëndive. Kjo ngjau katër apo tre mijë vite më parë dhe ne shqiptarët jemi ndodhur këto çaste fqinj fillimisht dhe pastaj pjesë e dy qytetërimeve më të mëdha globalë: atyre helene dhe latine.
Krijuam edhe ne Perënditë tona, ilire.
Më vonë, me fillimin e ekzistencës së feve, qyteteve iu vunë si mbrojtës të shenjtit që ato kishin. Njerëzve po ashtu iu bashkëngjitën emrat e tyre.
Të gjithë këta mbrojtës, planete, perëndi apo shenjtorë, rrinin në qiell.
Sipas astrologëve dhe mjeshtërve falltarë ylli i fatit të Beratit ndodhet edhe ai në qiell, në yjësinë e Virgjëreshës, shenja e Mërkurit. Nuk jam ndër ata që u përkushtohem horoskopeve, por përvoja më ka mësuar të gjej grimca të vërtete edhe atje ku çdo gjë e rrëfyer duket fantazi e plotë.
Gjithnjë sipas meje, të jesh në shenjën e virgjëreshës do të thotë më së pari t’i përkasësh si kohë lindjeje fundgushtit ose fillimit të shtatorit. Nuk më ndodhet pranë asnjë provë dokumentare, por dua të besoj se kjo periudhë ka qenë koha e lindjes së Beratit si vendbanim fillestar. Këtë përcaktim si hamendje e mbështesim në përputhje me kushtet e dukshme të klimës sepse në atë të shkuar të largët nuk kishte të emërtuar prej njeriut as stinë dhe as muaj, as orë madje.
Një vendbanim, si rregull jetik, nuk mund të krijohet nëpër akullin e dimrit apo nën rrebeshet e vjeshtës së vonë. Njerëzit nomadë, në kërkim të një vendi ku do të vendoseshin përfundimiht, zgjidhnin çastin më të favorshëm të motit. Më i përsosuri qe ai që sot përkon me fundgusht-fillimshtatorin, “kohë dasmash” siç i themi midis nesh. Në një farë mënyre bollëku natyror. Në këtë periudhë fatlume në ato shekuj e mijëvjeçarë shumë të moçëm, mund të ngrije më lehtësisht kasollet dhe të siguroje ushqimin, përfshirë edhe frutat e egra.
Lindja nën shenjën e Virgjëreshës dhe përcaktimi i mbrodhësisë së fatit të një qyteti në këtë yllësi të qiellit, e zgjedhur prej vendbanuesve të parë të Beratit, mund të provohet me mënyrën se si ai jetoi në vijim dhe jeton deri në ditët e sotme, duke mbetur pëlqyes i mirëqënies së qetë ekonomike.
Paraberatasi antik ka besuar shumë tek ideja se kish në mbrojtje të tij qiellin e pafund e të mbushur me yje, se vërtet banesën e kishte në tokë, por kokën jo. Paraberatasit ajo i ngjitej lart, kërkonte të arrinte deri tek cipa e reve dhe pas tyre të lartohej edhe më, atje ku ndodheshin planetet.
Kjo duhet të ketë qenë një ndjesi e përhershme e popullit të këtij vendbanimi, fillimisht katund e më pas qytet, sepse e kanë vënë re edhe udhëtarë të huaj.
Refereruar librit të Dhimitër Myzeqarit “Qyteti që magjepsi udhëtarët”, Tiranë 2012, diplomati rumun i shkolluar në Romë Costandin Burileanu, në librin e tij me shënime udhëtimi “Rumunët e Shqipërisë”, 1912, shkruan se “Shtëpitë duket sikur formojnë shkallë dhe mbi to dukesh sikur po ngjitesh drejt qiellit”.
Në një çast tjetër vëren: “Drita e qytetit Mangalem sikur bashkohen me yjet e qiellit”.
Ndërkohë pak a shumë në këtë kohë italiani Francesco Tajani ka shënuar mbi faqe libri këto fjalë: “Kalaja e Beratit ndodhet mbi retë”.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com