Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....

kërkoni në këtë faqe

S'AFËRMI
MIRËSEVINI

GARË KUSH ISHIN MË PATRIOTË: KOMUNISTËT APO ANTIKOMUNISTËT

(Shkrimi pesëdhjetë e pestë i ciklit për Vitin e Gjergj Kastriotit)

(Botuar nè “Illyria” nè 25 tetor 2018)

Në 17 janar 1968 Skënderbeu mbushte 500 vjetorin e vdekjes së tij dhe shteti shqiptar i kohës, bashkëkombësit tanë në Kosovë e troje të tjera në Jugosllavi, tërë diaspora në emigracion, u mobilizuan posaçërisht për ta spikatur këtë ngjarje shumë të madhe dhe jubile tepër të veçantë.
Ajo që ra në sy më shumë qe periudha e gjerë kohore e organizimit të veprimtarive nderuese si edhe rivaliteti e shpesh herë ndeshja e ashpër midis komunistëve në pushtet dhe antikomunistëve në emigracion për ta pasur monopolin e këtij 500-vjetori dhe domosdoshmërisht qenë të parët në dashurinë për Gjergj Kastriotin.
Patjetër edhe për ta përdorur për qëllime politike të ditës, në luftën për pushtet.
Për këtë garë e njëkohësisht kundërvënie ndodhur realisht në Paris, në Bruksel dhe në posaçërisht në Romë, autori i këtij cikli shkrimesh ka botuar që në fillim të këtij moti të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare” shkrime të hollësishme, por këtë informacion për lexuesin do të përpiqet ta çojë me tej në këtë shkrim të ri si edhe të mëpasshëm, në “Illyria” sigurisht.
Në territorin italian shteti komunist (qeveria në Tiranë dhe ambasada në Romë) kishin një kundërshtar politik antikomunist mjaft të dëgjuar, gjatë pushtimit musolinian të Shqipërisë, por edhe pas saj, personalitet kulture i pleksur me fashizmin.
Ky qe Ernest Koliqi.
Ai zotëronte energji të madhe diturore, por edhe intensitet propagandistik, forcë mobilizuese, jo vetëm për bashkë ideasit e tij, por sidomos mes arbëreshëve.
Kjo e fundit qe një bashkësi e madhe me përhapje kapilare jo vetëm në jugun italian, në Siçili apo Kalabri, por edhe në Italinë e Mesme (në krahinën e Molises veçanërisht), jo pak edhe në veri. Njëkohësisht arbëreshët qenë të punësuar në të gjitha institucionet qendrore italiane, kishin deputetë dhe klerikë të dëgjuar, studiues dhe autorë librash, media në letër dhe të llojit radiofonik, shoqata të shumta po ashtu.
Në krahasim me arbëreshët emigracioni i ri i para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, qe fare i vogël dhe pa frymë bashkëveprimi, përjashto antikomunistët si shtresë e krijuar gjatë luftës së rezistencës kundër pushtimit italian dhe gjerman, pastaj emigruar, si edhe “miqtë e Shqipërisë”, të konsideruar të tillë prej Tiranës zyrtare.
Ja përse rivaliteti mes komunistëve dhe antikomunistëve në Itali u përqendrua fortësisht tek arbëreshët.
Në ciklin e nderimeve përkujtimore të Skënderbeut në 500 vjetorin e vdekjes së tij beteja më e madhe dhe më karakteristike, më përleshëse, u bë këtu.
E ripërsërisim: ambasada shqiptare në Romë kishte përballë një kolos ndikimi: Ernest Koliqin.
Ja një provë: në 5 prill 1967 ambasada i dërgonte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë një radiogram të koduar, në të cilin vinte në dukje se “Giusepe Skiro Junior bashkëpunon me Koliqin dhe ka mundësi të mos pranoj ftesën”.
Bëhej fjalë për ftesë të dërguar nga autoritetet zyrtare.
Nuk u gabuan fare në Tiranë. Saktësisht një vit më pas, kur në 24 deri 26 prill 1968 diaspora antikomuniste për Gjergj Kastriotin kreu veprimtarinë e saj më masive në Romë, Profesor Xhusepe Skirò i Riu (Giuseppe Schirò jr) ndodhej këtu. Në krah të Koliqit.
Dy kampet qenë ndarë prerë mes tyre që në fillim të veprimtarive të para për jubileun e madhe skënderbejan. Në 18 janar 1967 në tetë fletë të koduara dhe pastaj të deshifruara, të cilat gjenden në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, në drejtim të ambasadës në Romë, Misto Treska ka dërguar një direktivë.
Ajo thotë: “Plani për Skënderbeun nuk na është miratuar akoma, prandaj s’mund të caktojmë aty personalitetet shqiptare në komisionin promotor të shoqatës. Në konferencën e shtypit të shoqatës të thuhet se komisioni promotor u ka bërë thirrje të aderojnë edhe disa personalitete të tjera italiane, arbëreshe dhe shqiptare në mënyrë që të lihet shtegu i hapur. Gjithashtu për planin e shoqatës për Skënderbeun të thuhet se ky do të plotësohet edhe me gjëra të tjera me të lënë shteg të hapur për disa aktivitete të parashikuara nga ne”.
Menjëherë në vazhdim Treska thekson: “Simpoziumi të mos mbahet në Bari, por në Kozenca si qendër arbëreshe”.
Në mbyllje tërheq vëmendjen: “Referati i Alessandro Leroit mbi Skënderbeun dhe Vatikani të hiqet edhe pse si temë s’është gjë, por edhe vetë Leroi nuk na duhet sepse ka qenë element fashist dhe është për Papën.
Na mbani në korrent!”
Tetë ditë më pas, në 26 janar 1967, nga ambasada shqiptare në Romë Nesti Nases dhe Misto Treskës në Tiranë iu dërgua ky radiogram: “Nga të dhënat e deritanishme rezulton se kundërshtarët tanë po avancojnë në përgatitjet për manifestimet e Skënderbeut”.
Pastaj: “Është vërtetuar se për veç tre kuvendeve me bazë në Napoli, Palermo dhe Venecie, do të shtypen pulla për Skënderbeun nga San Marino dhe Vatikani, mundet edhe nga shteti italian”.
Në vijim: “Po përgatitim gjithashtu dy monedha argjendi dhe një ari”.
Më pas: “Neve me përgatitjet jemi prapa dhe në shtypin e datës 17 janar që bëhet për këtë qëllim nuk do të bëjmë figurë të mirë, duke mos qenë në gjendje që të japim emrat e dy personave”.
Pothuaj dy muaj më vonë, në 23 mars 1967, duket sikur në ambasadën shqiptare bëhet një hap i hovshëm për të fituar revansh mbi përparimin e pandalur të antikomunistëve në veprimtaritë për 500 vjetorin e Gjergj Kastriotit.
Misto Treskës i dërgohet një radiogram i koduar, në të cilin thuhet se një mik i Shqipërisë, arbëreshi Buljari, pati pohuar në një rreth të ngushtë se ai po bënte përpjekje të angazhonte në festimet jubilare vetë presidentin italian Xhusepe Saragat (Giuseppe Saragat).
Me pak fjalë, jepte shpjegim, të siguronte prej tij statusin e zhvillimit të aktiviteteve në Itali, me formulimin e lartë “Zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës Italiane”.
Ndërkohë në radiogram saktësohej se sipërmarrësi i kësaj inisiative, Buljari, “Nuk kishte thënë për këtë në se kishte biseduar gjë me njeri ose jo. Në rast se na ngrihet një çështje e tillë çfarë qëndrimi të mbajmë”.
Siç më vonë do të zhvilloheshin ngjarjet, ndryshe nga sa premtonte arbëreshi mik i ngushtë i ambasadës, nuk do të kishte asnjë patronazh të Presidentit Italian për festimet e 500 vjetorit të Gjergj Kastriotit dhe kështu Tiranës zyrtare do t’i hiqej një mundësi të kapërcente përfundimisht në rivalitet antikomunistët.
Këta, siç do ta shohim në shkrime të ardhshme, shumicën e kohës mbeten në revansh. Mbi të gjitha do të kenë mbështetjen publike të Papës Pali VI.
Por kjo do të ndodhë një mot më pas, në prill 1968.
Viti 1967 do të kish një surprizë të komunistëve. Dy muaj më pas nga iluzioni se ambasada shqiptare në Romë nëpërmjet miqve të saj mund të angazhonte presidentin italian, në 27 maj, qeveria e Tiranës do të kryente gjestin më të bujshëm dhe më spektakolar të saj në Itali.
Përqendruar tek arbëreshët, ku edhe zhvillohej e paprerë beteja e ndikimit.
Këtë ditë Misto Treska i dërgonte ambasadës në Romë njoftimin se “Në kuadrin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut parashikojmë të dërgojmë në komunat arbëreshe disa buste të Skënderbeut, kopje të bustit punuar nga Odise Paskali, për t’u ngritur në qendra të komunave arbëreshe. Na njoftoni urgjent në cilat komuna duhen ngritur që të parashikohen masat përkatëse”.
Në 10 qershor Misto Treska i nisi ambasadës në Romë një radiogram tjetër. Komunikonte në të: “Njoftonani shpejt në cilat qendra komunash arbëreshe ka mundësi të ngrihen buste të Skënderbeut dhe se do të mundej shoqata të siguronte leje nga ana e autoriteteve italiane. E kërkojmë këtë sepse derdhja në bronx e një busti kushton 15 mijë lekë të rinj dhe kërkon një muaj e gjysmë punë në fonderi”.
Në 7 korrik qe personalisht ambasadori shqiptar në Romë Ksenofon Nushi, i cili Misto Treskës në Tiranë i dërgoi një radiogram (me numër 443), në të cilin e vë në dijeni se “bustet e Skënderbeut do të ngrihen në Bari, Napoli, Kozencë, Piana degli Albanesi, Demetrio Corone dhe Ururi”.
Me këtë rast ambasadori Nushi thotë se nëpërmjet njerëzve të tyre janë marrë të gjitha masat dhe për vendosjen e këtyre busteve nuk ka asnjë pengesë prej autoriteteve vendore.
Pak ditë më parë Ksenofon Nushi e pati vënë në dijeni Misto Treskën se bustet e Skënderbeut, të cilët do të silleshin që nga Tirana, do të ishin më shumë nga sa kuptohej prej radiogramit të 7 korrikut 1967: shtatë copë. Vendosja e tyre do të kryhej në Lungro, Piana degli Albanesi, San Demetrio Corone, Napoli, Kozencë, Bari, Venecie.
Kjo procedurë e organizimit të miratimit të vendndodhjeve të busteve si edhe i dërgimit, do të vijonte gjatë tërë vjeshtës dhe për këtë pamje të njërit prej aksioneve më kombëtaristë të regjimit komunist të Tiranës do ta informojmë lexuesin në shkrimet e ardhshme.
Tani ka ardhur rradha të spikatim një tjetër.
Në 19 korrik ambasadori Ksenofon Nushi do t’i dëgonte Tiranës, bashkëngjitur me një shkresë të tij shoqëruese, një raport të skulptorëve Odise Paskali dhe Andrea Mano mbi derdhjen në bronx të monumentit të Skënderbeut në fonderinë italiane Cocchetti.
Raporti qe i hartuar në Romë në datën 17 korrik.
Do ta ndjekim rradhës tjetër dinamikën e kësaj ngjarjeje të fortë, e cila do të ketë në Tiranë jo vetëm episodin e vendosjen së monumentit të Gjergj Kastriotit në sheshin e njohur me emrin e tij që në kohën e qeverisjes së Ahmet Zogut, por sepse prej andej me këtë rast do të hiqet shtatorja e Stalinit.
Kjo do të shtyhej më tej, jashtë sheshit “Skënderbej”.
Në garën e tyre me antikomunistët bolshevikët e Tiranës zyrtare tashmë po shkonin drejt zenithit.

(Vijon)

Ylli Polovina

Tiranë, më 24 tetor 2018

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here

LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com