Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....

kërkoni në këtë faqe

S'AFËRMI
MIRËSEVINI

MARRËVESHJA E MUKJES ISHTE NJË LOJË

Rikthim 75 vjet më parë, në një këndvështrim tjetër.

(Botuar në “Gazeta Shqiptare” në 23 korrik 2018)

Telegrami i zemëruar i gjeneralit britanik Dejvis: ballistët dhe zogistët po bashkëpunojnë me gjermanët.

Për të kuptuar Mukjen, marrëveshjen e parealizuar të saj, pra 1-2 gushtin 1943, mund të përdoret edhe kryqëzimi i dy “projektorëve” nga pozicione të skajshme. Njëri i ndezur mbi të që prej fillimit të vitit dhe tjetri dritëhedhës nga ditët mbyllëse të këtij moti. Mes tyre ndodhet një hapësirë prej të paktën tetë muajsh.
Po e nisim vështrimin e kësaj ngjarjeje prej këndit të fundit.
Në librin “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë”, 2015, i historianit aktual më të sprovuar në njohjen e raporteve tona me amerikanët dhe britanikët, njëkohësisht drejtues departamenti në Institutin e Historisë, prof. dr. Hamit Kaba, ka të botuar në faqet 201-202 një telegram të Gjeneral Brigadier Davies, shefit të të gjithë misioneve ushtarake britanike me veprim në Shqipëri.
Është Dejvisi i famshëm, të cilin Enver Hoxha në librin e tij “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, e vizaton si karikaturë, si mosdashës të popullit tonë dhe pothuaj mohues të Luftës Nacionalçlirimtare të prirë nga PKSH.
Telegrami me burim Ministrinë e Jashtme Britanike, në arkivin e saj konkretisht në adresën burimore TNA, PO 371/ 37145, f. 103-104, daton 17 dhjetor 1943 dhe i drejtohet “Shtabit të Forcës 133 në lidhje me situatën luftarake në Shqipëri dhe dënimin e Këshillit të Regjencës, Ballit Kombëtar dhe Zogistëve si bashkëpunëtorë të gjermanëve”.
Teksti i plotë është ky:
“1.Tani rekomandoj një ndryshim. Situata e zhvilluar së fundi (e bën) kaq të domosdoshme denoncimin kolektiv dhe me emra të veçantë të Këshillit të Regjencës, si edhe Ballin Kombëtar dhe Zogistët.
2.Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët i pajisin me armë në sasi të mëdha, duke i vendosur si roje në rrugët kryesore, si policë qytetesh dhe si drejtues patrullash, duke lënë kështu të lira trupat gjermane.
3.Të gjitha aksionet e fundit luftarake të LNÇ janë zhvilluar kundër trupave të përzjera gjermane e të Ballit Kombëtar, të përgatitura e të armatosura mirë nga gjermanët.
4.Të dy, Balli Kombëtar dhe Abaz Kupi më premtuan mua, se do të luftonin aktivisht kundër gjermanëve, por muajin e fundit ata nuk kanë bërë asnjë aksion të vetëm, ndonëse kanë pasur shumë shanse për t’u rezistuar gjermanëve. Abaz Kupi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në Këshillin e LNÇ dhe u prish me ta.
5.Të dy, Balli Kombëtar dhe Zogistët tani po publikojnë gazeta ambicioze e të shtrenjta, qartazi progjermane. Në 8 botime nuk gjen asnjë referencë antigjermane. Të dyja palët lavdërojnë aleatët se do të bashkëpunojnë me ta pasi të ikin gjermanët, duke cituar si dëshmi dështimin britanik për të përmendur Këshillin e Regjencës apo ndonjë parti politike. Shëmbull: Fjala e drejtorit të BBC )British Broadcast Corporation) për Shqipërinë më 28 nëntor.
6.Do të preferoja t’i shpjegoja këto personalisht kur të vij aty, por mund të vonohem dhe nuk ka gjasa që të arrij tek ju përpara mesit të janarit në rastin më të parë.
Mendoj se qëndrimi i Aleatëve duhet të bëhet menjëherë publik, duke treguar se kuislingët, tradhtarët dhe jo rezistuesit ndaj gjermanëve, do të marrin trajtimin e duhur ndëshkues nga Aleatët në kohën e duhur. Shqiptarët e kanë luajtur këtë lojë kuislinge me sukses me turqit, italianët dhe tani me gjermanët. Ata janë të bindur se po bëjnë të njëjtën (lojë) me Aleatët. Prandaj rekomandoj një deklaratë të hapur pro LNÇ-isë”.
Sot kjo gjuhë e gjykim si e gjeneralit britanik Dejvis prej jo pak bashkëkombësve të shpallur krenarisht si ballistë apo mbretërorë antikomunistë, do të konsiderohej si mendësi tërësisht enveriste. Prandaj ajo edhe është mënjanuar jo vetëm prej ndonjë botimi paralel me librin e profesor Kabës (çfarë përmbajnë gjatë Luftës së Dytë Botërore arkivat britanike), por edhe nga mediat më të hapura për të paraqitur opinione të kundërta.
Duke mos menduar se kjo është patjetër sjellje tipike censure, rezultati gjithsesi është i njëjtë: fshehje e së vërtetës historike, e asaj që ka ndodhur realisht. Partitë që dje dhe sot përfaqësojnë mjedise të afërta me komunistët apo me ballistët përpiqen ca më shumë sot të largojnë nga kujtesa kombëtare pikat e afrimit në marrëdhëniet mes tyre, të cilat gjatë luftës nuk u kryen vetëm në Mukje. U duhen patjetër armiq, ndryshe nuk funksionon lufta për pushtet.

Balli Kombëtar si front pa luftë

Profesori i paharuar Kristo Frashëri ka qenë përherë i mendimit se programin e vet politik, Dekalogun, Balli Kombëtar e ka shpallur publikisht jo kur njoftoi themelimin, në nëntor 1942, por në marsin e ardhshëm. Sipas tij, atë e botoi “Oshëtima e Korçës” në numrin 1 të saj, mars 1943. Dekalogu ndodhet në faqen 23.
Historiani Frashëri saktëson se në faqen pasardhëse, 24, të organit të mësipërm, gjenden njëri pas tjetrit emrat e të gjithë anëtarëse të Komitetit Qendror të Ballit: 1. Mithat Frashëri, 2. Fuat Dibra, 3. Faik Quku, 4. Nuredin Vlora, 5. Ali Këlcyra, 6. Hasan Dosti, 7. Kol Tromara.
Gjithnjë sipas profesorit, “Shpallja publikisht e emrave të anëtarëve të Komitetit Qendror tregon se në marsin e vitit 1943 Balli Kombëtar nuk ishte më organizatë klandestine dhe se udhëheqësit e saj ishin të sigurtë se nuk do të ndiqeshin nga administrata policore fashiste italiane”.
Pra në një regjim pushtimi diktatorial, antipluralist, BK u shndërrua në forcë politike legale. Në fashizëm, si edhe i pamë në komunizëm, sipas rregullit këto qenë struktura satelite me partinë e vetme në pushtet, e cila edhe në Shqipërinë e motit 1943, me pavarësim territorial të asgjësuar e të bashkëngjitur me shtetin (perandorinë) italiane, ekzistonte: qe Partia Fashiste. Ajo italiane dhe dega e saj shqiptare.
Referuar për sa më sipër për këdo është e qartë se Balli Kombëtar, kjo organizatë e shpallur nacionaliste por që po përshtatej për bashkekzistencë paqësore me regjimin e pushtimit, duke qenë pa asnjë emër sekret në udhëheqjen e saj, donte të përcillte mesazhin se e pati paracaktuar prerë kursin e saj politik: atë të mosluftimit kundër pushtuesve.
Në mars 1943 BK qe i tillë, me prirje për ta shtyrë betejën me armë më vonë, në një çast të përshtatshëm, por gjithsesi komunistët nuk e interpretuan këtë si kolaboracionizëm të rëndë. Siç edhe më parë, në Konferencën e Pezës të shtatorit 1942, patën vepruar nën direktivën e Internacionales Komuniste, këtë herë edhe nën presionin britanik, komunistët stalinistë hynë në dialog me ballistët.
Ose bënë sikur, sepse filluan lojën politike.
Pretendues me doktrinë për një Shqipëri me vetëm një parti dhe sistem shoqëror “diktaturë e proletariatit”, ata dëshironin t’i shpëtonin gjyqit të historisë (dhe të Aleatëve Anglo-Amerikanë), se qenë të fajshëm për ndonjë favorizim të pushtuesve si edhe nxitje të ndonjë përplasjeje civile mes popullit. Donin tua linin ballistëve këto përgjegjësi dhe mëkate.
Por edhe Balli Kombëtar qe i taktikës me gjoja. Shqipëria e ardhshme për ta mund të ishte shumëpartiake, por komunistët stalinistë, prosllavë ca më shumë, duhej të paralizoheshin dhe të nxirreshin jashtë ndikimit politik dhe, po të qe e mundur, edhe jashtë ligjit.
Për ta mbajtur të fshehur këtë lojë me ta hedhur, të dy palët kryesore, PKSH e BK, jo pak edhe zogistët, kanë tentuar ta fshijnë faktin e madh historik se drejt bashkëpunimit kanë qenë nxitës anglezët dhe jo vullneti i tyre. Britanikët, më shumë se për hir të demokracisë, e kryen këtë veprim jetik sepse synonin që të gozhdonin në trojet e shqiptarëve si edhe në të tërë Ballkanin sa më shumë forca luftarake fashiste, çfarë ua lehtësonte frontin pranë. Misionet ushtarake britanike edhe në Jugosllavi apo Greqi këtë trysni bënë: marrëveshje bashkuese të përkohshme të të gjitha forcave politike vendase, me objektiv të palëkundur goditjen e përhershme, ditënatë, të fashistëve italo-gjermanë.
Ata nuk e mbajtën dot të fshehur se menjëherë pas luftës do t’i shtypnin me dorë të hekurt komunistët. Kjo e rriti edhe më shumë domosdoshmërinë e lojës politike prej të gjithëve.

Enver Hoxha hap derën përgjysmë, por për t’ja zënë kokën Ballit

Siç edhe u mbajt nën terr përmbajtja e atij telegrami të Gjeneralit Dejvis të 17 dhjetorit 1943, errësira u imponua prej komunistëve dhe ballistëve edhe për një periudhe “pranvere” të raporteve mes tyre. Kurrkush nuk ka folur për të, ca më shumë për ta trajtuar si shembull të mirë. Për një gjysmë shekulli stalinistët shqiptarë qeverisën me antiballizëm. Pas vitit nëntëdhjetë këta të fundit e konsideronin të dënueshëm se kanë shkëmbyer një fjalë të mirë me komunistët.
Por ja që një qiell me pak re në raportet e tyre ka ekzistuar. Në janar 1943 ka një letër të Partisë Komuniste të Shqipërisë për Komitetin Qarkor të Korçës. Atje thuhet se “Partia jonë, pra, ka çuar shokë dhe u ka dhënë kompetencë të bisedojnë e të vendosin me Ballin. Shokët kanë rënë në kontakt si me të dërguarit e tyre, si individualisht. Të mos harrojmë se atje ka mjaft elementë të mirë e të vendosur, që duan me të vërtetë bashkim e luftë”. Më pas: “Tani kontaktet zyrtare janë në vazhdim dhe brenda 15-20 ditëve duhet të marrin formë të prerë”. Këtë letër me përmbajtje direktive e ka firmosur me pseudonimin Taras vetë Enver Hoxha..
Në 23 shkurt 1943 ka vepruar një letër tjetër e Enver Hoxhës dërguar komitetit partiak vartës të Gjirokastrës. Që në fillim në të njoftohet: “Me Ballin Kombëtar u arrit ky përfundim: Partia jonë i parashtroi Ballit Kombëtar pikëpamjet e saj për luftën dhe organizimin e Luftës Nacionalçlirimtare dhe njëkohësisht i sqaroi Konferencën e Pezës dhe platformën politike të shprehur në rezolucionin e saj. Nga ana tjetër i theksoi Ballit se duhej të bëhej një bashkim i vërtetë i të gjithë popullit...” Më poshtë: “...u përfundua kështu, që ne të kemi një lidhje me Ballin. Në çdo qytet do të ketë nga një komision për koordinim aksioni, i përbërë prej një shoku nga tanët dhe një prej atyre. Ky komision ka këtë të drejtë: njëra palë propozon të bëhet një aksion, ku duhet të bashkohen të dyja palët; në qoftë se aksioni pranohet, atëherë veprohet, në rastin e kundërt, pala që e propozoi aksionin e kryen vetë”.
Nga mënyra se si është njoftuar komiteti qarkor i PKSH-së për Gjirokastrën dhe me këtë rast vetë partia në gjymtyrët e saj vartës, marrëveshja e mësipërme patjetër është kryer para 23 shkurtit 1943.
Ndërkohë në 17-19 mars u zhvillua në Labinot të Elbasanit Konferenca e Parë e Vendit e PKSH-së. Në këtë ngjarje Enver Hoxha më në fund u bë shef i partisë. Është Arkiva e Shtetit që dëshmon se ditën e përfundimit të Konferencës së Parë të Vendit të Partisë Komuniste Shqiptare, më 19 mars 1943, mori formë të shkruar një tekst marrëveshjeje për krahinën e Kolonjës. Në të qenë rreshtuar njëmbëdhjetë pika bashkëpunimi dhe bashkëveprimi mes PKSH-së dhe Ballit Kombëtar. Fleta 42 e dosjes 22, viti 1943, e ruajtur në Arkivin e Shtetit, bën fjalë shprehimisht për luftë të përbashkët të çetave nacionaliste dhe partizane për çlirimin e Atdheut nga zgjedha fashiste.

Termi i zhdukur UNÇPVSH

Tek letra udhëzuese e 23 shkurtit 1943 për komitetin qarkor të Gjirokastrës Partia Komuniste saktësonte: “Përsa i përket çetave, tani mund të shkojmë në taktikën e re dhe kurdoherë të shkruani: “Çeta partizane e vullnetare “X” (”Çerçiz Topulli”, për shembull) e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, e komanduar prej shokut X ose Y”).
Në letrën e nisur po këtë 23 shkurt, por në drejtim të komitetit qarkor të Korçës, tërhiqet vëmendja se “Sa herë që flitet o shkruhet për çeta duhet të veprohet kështu: “Çeta partizane e vullnetare “X” (emri i çetës, për shembull: “Themistokli Germenji”) e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare e komanduar prej shokut X ose patriotit Y” etj).
Në referatin e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Qendror të PKSH në një kasolle të Shmillit, në shkurt 1943, mes dymbëdhjetë parullave që jepen të rekomanduara për t’u përdorur, është edhe “Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare e Partizane Vullnetare e lirisë!”
Gjurmë dokumentare të përdorimit të UNÇPVSH-së gjenden deri edhe shumë më herët, në nëntor 1942, në një artikull të “Zërit të Popullit” (numrat 8-9) të titulluar “28 Nëntori, dita e bashkimit të popullit shqiptar kundër zaptuesit fashist”. Atje ndodhet edhe thirrja “Rrofshin çetat vullnetare e partizane!”
Por është 10 prilli 1943, kur në një qarkore drejtuar tërë komiteteve të Partisë Komuniste të Shqipërisë nëpër qarqe, UNÇPVSH ka formulimin e saj të plotë. Teksti udhëzues përmban edhe këto fjalë: “Përpara nesh po hapen perspektiva të mëdha për organizimin e njësive më të mëdha të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Partizane dhe Vullnetare Shqiptare (UNÇPVSH); tani s’na paraqiten vetëm aksione të vogla, por na paraqitet çështja e çlirimit të Shqipërisë”.
Në 20 qershor 1943, në një qarkore tjetër për komitetet e PKSH nëpër qarqe, ku kërkohet që për të ngritur Brigadën e Parë duhet patjetër që në një vend të caktuar të dërgohen prej njësive të armatosura një numër luftëtarësh, thuhet shprehimisht “Brigada I e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Partizane e Vullnetare”. Në këtë udhëzues po ashtu nuk mungon edhe ky tekst: “Në Brigadën I dhe në batalionet e zonave të ndryshme, populli do të shohë bërthamën e shëndoshë e të sigurt të Ushtrisë UNÇPVSH”.
Ky emërtim me gjashtë gërma të mëdha shkon deri në 2 gusht 1943, ditë që përkon me mbylljen e bisedimeve komunisto-balliste në Tapizë dhe në Mukje dhe po ashtu me shpalljen e marrëveshjes së njohur mes tyre. Në një qarkore drejtuar tërë organizatave të PKSH, nën pseudonimin Shpati, vetë Hoxha, që në paragrafin e parë shpallte: “Duke marrë parasysh proporcionet e gjëra që ka marrë Lufta jonë Nacionalçlirimtare, sidomos në këto kohët e fundit, sasinë e madhe të luftëtarëve të rekrutuar në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Partizane Vullnetare dhe mungesën e armatimeve në lidhje me situatën e krijuar, ndihet e nevojshme pajisja me mjete të ndryshme luftarake;...” Që prej këtij momenti nuk ka më UNÇPVSH, por vetëm UNÇSH. Formula e parë dukej sikur qe bërë gati (në fomë gracke) për të mbajtur një ushtri të përbashkët mes komunistëve dhe ballistëve.
Muaji gusht 1943, siç dihet, është i mbushur me shkëmbimin e letrave mospajtuese të Enver Hoxhës me Ymer Dishnicën si edhe informimin e qarkorëve në qytetet kryesore të vendit për gabimet e këtij të fundit gjatë realizimit të marrëveshjes së Mukjes. Por kjo qe dredhi, pjesë e lojës për të justifikuar prishjen e dëshituar prej kohësh të marrëveshjes prej PKSH-së, e cila me çdo rezultat dhe të dërguar politik nga komunistët të qe, do të shkatërrohej. Dy protagonistët kryesorë BK dhe PKSH, qenë antagonistë deri në skaj, njëqind për qind të papajtueshëm.
Jo e rastësishme ishte ajo pamje që morën gjërat gjatë “pranverës”. Nga muaji në muaj mundësia e dialogimit ra, prirja për ndeshje deri edhe me armë, u shtua. Kur mbërritën në Mukje të dy palët hall kishin kush do të përqëndronte në duart e veta sa më tepër pushtet dhe në qeverisjen e pasluftës të qe hegjemon e fatpërcaktues për tjetrin. Kështu u nxorën armët, fillimisht nga komunistët e pastaj prej ballistëve.

Gjoja çështja e Kosovës

Mitat Qojle, një prej beratasve nga familje e njohur për emancipim politik, gjatë kohës së diktaturës me raporte mjaft miqësore me Ymer Dishnicën e izoluar në këtë qytet, ruan ende ne kujtesë një hollësi. Ai thotë se doktor Dishnica i ka pohuar që gjatë bisedimeve në Mukje me delegacionin e Ballit Kombëtar, çështja e Kosovës u bë “thembra e Akilit”. Megjithëse, kuptohet, për kohën as që mund ta kritikonte Enver Hoxhën, gjithsesi Ymer Dishnica i ka theksuar se jo vetëm ai, por edhe komunistët e tjerë në dërgatë si edhe vetë PKSH-në, “u qante zemra për Kosovën”, pra për bashkimin e trojeve, por me ballistët që e shprehnin hapët këtë qëllim, njerëzit e Frontit Nacionalçlirimtare në delegacion, ku ndodhej edhe Abaz Kupi, bënë kujdes të mos ishte provokuese kjo çështje. Kështu të dy palët gjetën më në fund një formulë kompromisi.
Marrëveshja e Mukjes (për ngritjen e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë), u prish dhe mbi shpinën e saj u hodh si shkak kryesor çështja e Shqipërisë Etnike, por në thelb as kjo nuk qe arsyeja kryesore. Të dy palët bënë finta. Ata e donin të zgjidhur këtë çështje krejt njëlloj, përjashto thjesht formulën e të shkruarit në një dokument programatik. Ballistët e zmadhuan këtë çështje për të djallëzuar kombëtarisht komunistët shqiptarë që udhëzoheshin prej jugosllavëve Dushan e Miladin. Këta të fundit u fshehën pas formulash të tjera dhe vërsulën mbi ballistët mëkatin kryesor të tyre: mosluftimin me armë të pushtuesve, sidomos nazigjermanëve.
PKSH dhe BK nuk kanë dashur asnjëherë të bashkëpunojnë sinqerisht, prandaj edhe Mukja qe një hile e radhës. Ndaj edhe në këtë 75-vjetor, duke bërë me të drejtë një përkujtim për të, në të vërtetë nderojmë një dëshirë, një ëndërr tonën, të shqiptarëve të thjeshtë. Ata që e kishin në dorë marrëveshjen e donin të funksiononte si një iluzion.
Të mos ishte e tillë, lojë iluzioniste, nuk do të ndodhte të shpërthente në fund të dhjetorit 1943 tërë ai zemërim i gjeneralit britanik Dejvis.

Ylli Polovina

Tiranë, më 17 korrik 2018

MARRËVESHJA E MUKJES ISHTE NJË LOJË

Rikthim 75 vjet më parë, në një këndvështrim tjetër.

(Botuar në “Gazeta Shqiptare” në 19 korrik 2018)

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here

LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com